Koronavirusi në Shqipëri/ 3029 testime dhe 581 raste të reja, 5 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ 3029 testime dhe 581 raste të reja, 5 viktima në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

Këtë të shtunë, Shqipëria ka regjistruar 581 raste të reja të koronavirusit nga 3029 testime të kryera në total. Që prej fillimit të pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 67,216 të infektuar.

Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve mbetet Tirana ku u raportuan 37 raste të reja duke pasuar me Vlorën 28 e me Elbasanin 26. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit, 5 qytetarë të tjerë nuk arritën të fitojnë betejën me COVID duke e çuar bilancin në total në 1270.

Ndërkohë numri i personave të shëruar gjatë kësaj periudhe, është 465 qytetarë, duke e çuar numrin total të të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është rritur gjatë dy javëve të fundit por në një trajtë të moderuar. Gjithashtu ajo bëri me dije se të gjitha masat COVID do të qëndrojnë në fuqi deri në një afat të pacaktuar ku përfshihet kufizimi i lëvizjes si dhe mësimi online.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3029 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)

Raste të reja ditore        581
Të shëruar në 24 orë     465
Të shtruar në spitale      276
Humbje jete në 24 orë       5
Testime ditore              3029
Testime totale         310,667
Raste pozitive           67,216
Raste të shëruara     40,090
Raste Aktive              25,856
Humbje jete                  1270

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14899
Fier       1923
Shkodër 1384
Durrës  1429
Lezhë   1017
Vlorë    1030
Korçë     890
Elbasan 1032
Berat     832
Dibër     552
Gjirokastër 477
Kukës 391

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë