Koronavirusi në Shqipëri/ Valutat e huaja zhvlerësojnë lekun

TIRANË- Valutat e huaja shënojnë përsëri rekord, duke sjellë nënçmim të vazhdueshëm të lekut. Referuar të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot këmbehet në tregun valutor me 131 lekë, duke u rritur me 2.89 pikë nga kursi i këmbimit i së premtes.

Ndërkohë në pikat e këmbimit valutor, euro po blihet nga tregtarët me 127, 128 dhe 129 dhe po shitet me mbi 133 lekë.

Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe dollari i cili ka arritur në 118.3 lekë nga 107 lekë që këmbehej në datë 9 mars, referuar Bankës së Shqipërisë ndërsa në pikat e këmbimit dollari blihet me 114 dhe shitet me 121 lekë.

E njëjta situatë paraqitet edhe për paundin britanik që po këmbehet me 146.17, nga 133 lekë që u këmbye më datë 18 mars, ndërsa tregtarët e blejnë një paund me 138 lekë dhe e shesin me 149 lekë deri në 151 lekë.

Për ekspertët kjo lidhet direkt me pasojat e COVID-19, që ka bllokuar shumë ekonomi, ka ulur investimet, është mbyllur qarkullimi dhe të hyrat valutore janë reduktuar ndjeshëm.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë