Koronavirusi në Shqipëri, vdekjet dhe rastet e reja u rritën në javën e fundit! Situata në spitale e qëndrueshme

Spitali Infektiv

Spitali Infektiv

Në Shqipëri, situata e pandemisë Covid-19 shënoi një tjetër përkeqësim gjatë javës së fundit (18-24 janar), me një shtim të vdekjeve dhe të rasteve të reja, ndërsa pozitiviteti kaloi nivelin e 30 përqindëshit. Të dhënat zyrtare, dëshmojnë së në 7 ditët e fundit pati 41 viktima, 11 më shumë se java pararendëse, ose +36 përqind. Këto shifra nuk ishin rregjistruar që prej fundit të muajit nëntor.

E diela ishte dita më numrin më të lartë, 8 vdekje, ndërsa në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë, pati 7 humbje jete të tjera: një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.

Edhe rastet e reja, u rritën edhe më shumë, duke vijuar tendencën e vënë re që prej ditëve të para të janarit. Në total, gjatë javës së fundit, janë identifikuar 15,205 të infektuar, më një shtim prej 15.4 përqind, ose një mesatare ditore prej 2,172 të prekurish. 18 janari shënon kulmin e rasteve ditore me 2,832 të infektuar. Shifra më e lartë që nga nisja e pandemisë në mars të vitit 2020.

Rritja e rasteve të reja është rregjistruar ndërsa testimet u shtuan lehtë me gati 7 përqind, duke dëshmuar një përhapje ende në rritje të pandemisë. Dhe në fakt, pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe tamponëve të kryer) sërish u ngjit më tej, duke prekur kuotën e 30.7 përqindëshit. Një nivel që nuk ishte parë që prej periudhës 8-14 dhjetor 2020. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Rastet aktive u rritën sërish në javën e fundit, duke i ngjitur në më shumë se 23 mijë të prekur, ndonëse mbi 13 mijë të tjerë u deklaruan se nuk ishin më pozitivë. Që prej muajit të shkuar kur u zbuluan rastet e para me Omicron, ky variant mendohet të jetë bërë dominues.

E vetmja e dhënë pozitive në këtë situatë duket të jetë gjendja në spitale. Pavarësisht se në fundjavë të shtruarit kërcyen duke kapur të dielën shifrat e 157 pacientëve, të hënën ato ranë sërish në 129 të shtruar, nga të cilët 13 janë në gjendje të rëndë duke marrë trajtim intensiv./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Drejt djegies së raundit të tretë, mendoni se PS duhet ta zgjedhë vetë Presidentin?



×

Lajmi i fundit

John

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, Beniada: Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten