Koronavirusi, në Wuhan bllokojnë rrugët për të shmangur eksodin. Hong Kong-u dhe Rusia mbyllin kufijtë. Një rast i ri i dyshuar në Pistoia, në Itali

Koronavirusi, në Wuhan bllokojnë rrugët për të shmangur eksodin. Hong Kong-u dhe Rusia mbyllin kufijtë. Një rast i ri i dyshuar në Pistoia, në Itali

Alarmi i kuq i ngritur për përhapjen e koronavirusit nuk rresht së rëni.

Në rrugët e qytetit Wuhan, aty ku shpërtheu virusi, janë ngritur barrikada me lloj lloj mjetesh për të parandaluar që qytetarët të largohen masivisht nga zona.

Ky eventualitet do të rrisë rrezikun e infektimit ndërsa autoritetet kineze shpresojnë të jenë në gjendje të përmbajnë përhapjen e virusit duke izoluar qendrat më të prekura.

Koronavirusi po izolon gjithnjë e më tepër Kinën. Hong Kongu njoftoi masa drastike duke bllokuar të gjitha hyrje-daljet me këtë shtet.

Guvernatorja Carrie Lam tha se 'Trenat e shpejtësisë së lartë dhe linjat hekurudhore do të pezullohen gjatë të martës'.

Edhe Rusia ka vendosur që të pezullojë kalimet kufitare me Kinën, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Agjencia e Lajmeve TASS, raporton se janë pezulluar edhe udhëtimet turistike të shtetasve kinezë në territorin rus.

Gjithashtu edhe shtete të tjera të botës pritet të ndjekin praktika të njëjta.

Ndërkohë, numri i të vdekurve është rritur në 107 ndërsa janë konfirmuar 1.300 raste të reja të infeksionit që e çojnë totalin e të infektuarve në Kinë në mbi 4000.

Në Pistoia, në Itali, një grua kineze 53-vjeçare është shtruar në spitalin ‘San Jacopo’ si e dyshuar e infektuar me koronavirusin.

Gruaja me origjinë nga krahina e Hubei, e cila udhëtoi me një grup prej rreth njëzet turistësh kinezë në një autobus për në Lucca, pësoi një simptomatologji të ngjashme me virusin e ri kinez.

Paskësaj, autoritetet italiane kanë ndaluar dhe bllokuar të gjithë bashkëudhëtarët e gruas kineze për tju nënshtruar analizave të thelluara.


Lajmi kryesor:

Virusi kinez, 107 viktima, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Gjermani, dyshime në Rumani (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës