Sot 6.497 vaksinime, nisin dozat e dyta të vaksinimit për pedagogët e mësuesit! Manastirliu: 11 mijë arsimtarë i kanë bërë të dyja vaksinat, lehtësim për vitin e ri shkollor

Ka nisur sot në stadiumin "Air Albania" vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me dozat e dyta. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa inspektoi nisjen  e vaksinimit, theksoi se është e rëndësishme që të vijojë sipas kalendarit të vaksinimit.

“Është shumë e rëndësishme që edhe dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë, për të gjitha grupmoshat edhe për të gjitha llojet e vaksinave. Sot kemi vaksinimin e mësuesve, pedagogëve, edukatorëve. Ndërkohë që në sheshin “Skënderbej” dhe në të gjithë pikat e tjera vijon vaksinimi sipas grupmoshave, duke vijuar edhe me të gjithë pjesën tjetër të qytetarëve, të cilët kanë sëmundje kronike dhe i përkasin moshës deri 60 vjeç”, tha Manastirliu. 

Ministrja e Shëndetësisë tha se ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojmë dozën e dytë edhe pas disa ditëve, sipas specifikave të vakinës, duke u shprehur se vaksinimi do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe kujdes për të mbrojtur sa më shumë qytetarë.  

“Ne vijojmë me të njëjtin kujdes edhe me të njëjtin ritëm, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë, sipas grupmoshave por edhe kategorive më të rrezikuara. Kategoria e mësuesve është shumë e rëndësishme sepse na jep një lehtësim shumë të madh për vijimin e qëndrueshëm të vitit shkollor që fillon në shtator”, tha Manastirliu.

Mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë janë vaksinuar, nga të cilët rreth 11 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Që prej nisjes së procesit të vaksinimit janë mbi 816 mijë qytetarë të vaksinuar, nga të cilët, 320 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid.

Dy ditë më parë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim bëri me dije se qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID, nnjë lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë për argëtim ose biznes.

Ndërkaq edhe në disa shifra që i ka publikuar kryeministri Edi Rama, vendi jonë është një nga 2 vendet me më pak të infektuar me COVID-19 në Europë, duke u renditur renditet krah Islandës. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vend janë përdorur Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Nga dje Franca ka hapur dyert për qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me një nga 4 vaksinat që është njohur nga EMA. Po ashtu edhe Spanja vendosi dy ditë më parë të hapë kufijtë për të gjithë turistët që vijnë nga vendet jashtë BE, përfshirë edhe Shqipërinë, me kushtin që çdo udhëtar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit, nga vaksinat e miratuar nga EMA ose nga OBSH.

Shqipëria ka arritur marrëveshjen e parë me një vend anëtar të BE, Hungarinë, për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit kundër COVID. Me finalizimin e marrëveshjes, njihen të gjitha llojet e vaksinave për hapjen e kufijve për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Sot nisi vaksinimi me dozat e dyta për arsimtarët, Manastiliu: Deri më tani e kanë marrë 11 mijë prej tyre

Ndërsa ditën e sotme ka nisur vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu bën me dije se 11 mijë arsimtarë i kanë kryer dy dozat e vaksinës.

Ndërkaq, mbi 40.000 arsimtarë janë vaksinuar kundër koronavirusit në të gjithë vendin.

Ora 21:19
Sot 6.497 vaksinime, në total kanë marrë dozën 823.053 mijë qytetarë

Ditën e sotme janë kryer 6.497 vaksina anti-COVID. Nërkohë, që nga fillimi i pandemisë 823.053 qytetarë kanë marrë vaksinën kundër kornavirusit. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)