Koronavirusi nuk ndal reformën në drejtësi, ambasada SHBA u jep kompjuterë anëtarëve të KLP për punë nga shtëpia

Koronavirusi nuk ndal reformën në drejtësi, ambasada SHBA u jep kompjuterë anëtarëve të KLP për punë nga shtëpia

Sistemi i drejtësisë duhet të jetë në punë edhe në këtë periudhë të vështirë për vendin nga situata e pandemisë COVID-19. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë duke punuar nga shtëpia, ndërkohë që ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se kompjuterët portativë që ata përdorin janë dhuratë nga zyrat e OPDAT. 

"Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! SHBA qëndron krah Shqipërisë", shkruhet në një postim të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shpërndarë në Facebook së bashku me fotot nga puna në shtëpi e anëtarëve të KLP-së.

Vate Staka anetar i KLP-se

Alfred Balla, zv.kryetar i KLP-së

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 02/04/2020 14:27

    Po rrogat nga 3 milion i kane, nuk paskan blere dot nje laptop deri tani!

    Përgjigju
  • Merdani: 02/04/2020 14:16

    Jemi te shqetesuar a i dhate Tartarit lap top. Karburantin e mori ai, lap top po. Eshte ok Tartari pa shkolle te mesme se e mbeshtet ambasada usa. Turp

    Përgjigju
    • Merdanja: 02/04/2020 15:12

      O Merdan!Tartarit ti rruash t..et.Nuk e arrin dot ate.Pa shkoje mire se si e ka bere per karburantin.Ai eshte rrekur se eshte bos dhe ka patur stidio ligjore.Turp te vij ty se je ziliqar.Klm merdan

  • Ken: 02/04/2020 13:14

    Ore mire qe ua kane dhene po a i kane trajnu si me i perdor se ve bast qe nuk ia kane haberin si me i ndez. Sidomos ai me mjeker model 56 pozoka sikur gjeli ne maje te plehut por i duhen nja dy jave trajnim si ta ndeze e ta fike

    Përgjigju
  • Loran: 02/04/2020 11:13

    Po kot ja u jep kta jan te korruptuar te gjith

    Përgjigju
  • Mira: 02/04/2020 10:58

    Tani qe paska filluar Fredi dhe Vata te punojne me laptope nga shpia nuk ka me cfare te ndaloje ecurine e reformes. Po ata te tjeret kane marre laptope? Hajde zhvillim hajde.

    Përgjigju
  • Arsimtari: 02/04/2020 10:48

    Mire ka bere ambasada pasi nuk kane nje pc ne shtepi anetaret e KLP. por te mendoje dhe per arsimtaret se ngelen duke i derguar detyrat nxensexe nga telefoni, mire do ishte te kishin dhe ato nje pc. Arsimi ka me shume nevoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale