Në orën 7:40 trageti i linjës Bari-Durrës mbërriti në qytetin bregdetar shqiptarë, me 340 pasagjerë. Report Tv ndoqi nga afër proceduarat për personat që vijnë nga Italia, vend i prekur së fundi nga koronavirusi.
Në port qëndrojnë 7 mjekë të cilët paraprakisht kanë marrë një natë më parë nga autoriteti portual listën e pasagjerëve, në të cilën vërehet paraprakisht nëse ka të ardhur nga Kina apo dhe vende të tjera të prekura. Pikërisht tek këta persona fokusohet edhe kontrolli i mjekëve.
Pasi trageti hap portën, mjekët hyjnë brenda në traget dhe më termometër masin në distancë temperaturën e pasagjerëve. Mjekët kanë qëndruar brenda në traget rreth 15-20 minuta, më tej të gjithë pasagjerët kanë dalë jashtë. Kontrollet me termometër për të parë temperaturën, që është simptoma e parë që mund të lindë dyshime për të infektuar nga koronavisuri, fokusohen kryesisht tek personat që vijnë nga Kina, apo tek ata që ka informacione që mund të kenë shfaqur simptoma që të shtyjnë drejt koronavirusit. Këtë mëngjes, mjekët, kanë qëndruar në distancë teksa pasagjerët dilnin nga trageti me aparaturën që mat temperaturën në largësi për shkak se është me lazer që tregojnë rastet e dyshimta. Nga kontrollet e kryera ditën e sotme, nuk u identifikua asnjë pasagjer me simptoma të koronavirusit.
Në raste se do ketë pasagjerë të infektuar ata do të merren të shoqëruar me ambulancën e portit dhe dërgohen në dhomën e karantinës e cila është jashtë ambientit portual në zonën e "Vollgës", për t'u kryer analiza më të detajuara.
Mjekët në Portin e Durrësit
Pasagjerët që zbresin nga trageti
Lajmi kryesor:
Koronavirusi prek Italinë/ Shqipëria rrit masat në kufi: 'Korridor' intervistimi, termometër me lazer e izolim provizor (VIDEO)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.6%
-
JO
76.3%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5587
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Çdo lek për Porto Romanon trefishon veten!
22 Mars, 09:25
-
Kuvend/ Debate për Portin e Durrësit! Opozita: Thatë ‘zero lekë’ nga buxheti’, aferë korruptive! Qeveria: Investim strategjik
21 Mars, 16:52
-
Akuzat e Rithemelimit për Portin e Durrësit, Braçe: Po mbroni interesat e portit të Patras, Kretës, Selanikut? E keni bërë rrugë tani për hatër të Belerit
21 Mars, 12:32
-
Mbërrin në Durrës nëndetësja turke e misioneve të NATO-s
14 Mars, 12:09
-
Mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend gjatë muajit shkurt, Rama: Rritje me 69% nga viti i kaluar!
4 Mars, 21:45
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon në shifra Aeroportin e Beogradit
22 Shkurt, 13:29
-
Merret vendimi/ Porti i ri tregtar i ‘Porto Romanos’ me kosto 422 mln euro do ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit
21 Shkurt, 15:04
-
Porti i Durrësit, 7 kroçera do të vijnë gjatë shkurtit! Kapiteni: Është rritur interesi, po përshtasim dy kalatat
13 Shkurt, 11:50
-
Porti i Durrësit/ Po fusnin 20 mijë euro të fshehura në kroskotin e makinës dhe pije alkoolike kontrabandë, 1 në pranga, 3 në hetim
12 Shkurt, 09:47
-
Tentoi të korruptojë policin në Portin e Vlorës me 50 euro, në hetim 40-vjeçari
2 Shkurt, 13:41
-
Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet 20-vjeçari turk në Portin e Durrësit
1 Shkurt, 14:14
-
Kushtetuesja riktheu në Kuvend ligjin për ‘diplomat’, PD: Sfidë e qeverisë të mbulojë mungesat e mjekëve
27 Janar, 15:40