Koronavirusi/ Rakacolli: Kemi 5-fishin e numrit të shëruarve krahasuar me vendet e rajonit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se Shqipëria ka pesëfishin e të të shëruarve nga koronavirusin krahasuar me vendet e tjera të rajonit. në lidhje me arritjen e pikut, Rakacolli tha se jemi në një linjë lineare, ndërsa ka shpresa se vendi mund të mos arrijë shifra që nuk mund të përballohen nga sistemi shëndetësor.

'Nuk kemi rritje shumë të madhe nga dita paraardhëse në atë pasardhëse. Kemi një kurbë lineare që do të thotë e përballueshme në mesin e së keqes të kësaj epidemie. Ne mund të mos i arrijmë ato shifra që nuk do mund të përballohej nga sistemi shëndetësor. Njerëzit që janë të dyshuar ato që paraqiten me simptoma ose kanë patur kontakte. Testi i merret atyre që janë të dyshuar. Gjithë këto që jemi në vëzhgim i mirë kontrolluar falë edhe strategjisë që është ndjekur', tha Rakacolli.

Zëvendësministrja tha se në Shqipëri tashmë nuk ka më raste të importuara por vetëm transmetim komunitar dhe falë masave të marra kjo javë mund të jetë më e zbutur.

"Rastet e para në Shqipëri kanë qenë të importuara, të ardhura nga jashtë. Fale masave u arrit që pas dy javësh të ndërpriten rastet nga jashtë. Jemi në momentin e transmetimit komunitar. Gjatë kësaj jave kemi patur jo shumë ndryshime në të dhëna, por besoj se kjo javë do të jetë me e zbutur. Do shihen shifrat dhe pastaj do vendoset për masat me pikatore. Kemi 5- fishin e numrit të të shëruarve krahasuar me vendet e rajonit" tha Rakacolli.

Në lidhje me tamponët dhe respiratorët, Rakacolli tha se nuk ka mungesa.

"Tamponet nuk na kanë munguar. Patëm kohë të përgatiteshim më herët. Për sa i takon respiratorëve nuk parashikohen sa mund të na duhen. Në Shqipëri kemi por duke parë rastet e vendeve fqinje. Ne porositëm respiratorë për ta përballuar më mirë."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglsteri: 03/04/2020 10:06

    Bravo per masat e mara dhe rezultati flet vet

    Përgjigju
  • Begu: 03/04/2020 09:30

    Menagjimi me Koronavirusin.si edhe me para me termetin e 26 nentorit 2019, ne Shqperi,deshmoi se, kemi nje Qeveri vertet te pergjegjeshme,vigjilente dhe atdhetare e cila me kerite ka marr besimin e sovranit dhe Meriton ta marr edhe ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • qytetari: 03/04/2020 03:20

    lere mos e permen ta kalojme ket kolere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti