Rreth 12 emigrantë shqiptarë në kufirin me Greqinë, nuk dihet si do të procedohet me ta

 Rreth 12 emigrantë shqiptarë në kufirin me Greqinë, nuk dihet si do të procedohet me ta

Foto ilustruese

Në këtë moment janë rreth 10 ose 12 emigrantë shqiptarë në kufirin me Greqinë në doganën e Kapshticës.

Ende nuk ka një përgjigje se si do të procedohet me këta emigrantë shqiptarë që vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale, me shpresën se do të hyjnë në Shqipëri.

Sipas burimeve nga punonjësit e sporteleve në doganën greke, atyre iu bëhet me dije se pa autorizimin përkatës nga konsullatat e vendeve respektive do të hasin vështirësi për kalimin në doganën shqiptare.

Pavarësisht kësaj emigrantët vijojnë udhëtimin duke u bllokuar më pas në tokë neutrale dhe të qëndrojnë në pritje të një pergjigje nga ana e instancave përkatëse .

Kujtojmë që Shqipëria I ka mbyllur kufinjtë për shkak të situatës së pandemisë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit  dhe se shqiptarët lejohen të futen vetëm me autorizimin përkatës nga ana e ambasadës.

Gjithashtu ditën e sotme pas më shumë se 24 orësh pritje në kufi në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë në Kakavijë, janë lejuar të futen në territorin tonë 33 qytetarë shqiptarë, nga 67 që pritën në brezin neutral prej orës 03:00 të mëngjesit të një dite më parë.

Kalimi i tyre u bë falë autorizimit të dhënë nga ambasada shqiptare në Athinë dhe lidhet pikërisht me nevojat e tyre për të qenë në Shqipëri dhe me kushtet jo të përshtatshme shëndetësore, si të moshuar e fëmijë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale