Koronavirusi 'shkatërron' ekonominë globale/ FMN: Kjo është kriza më e keqe që nga depresioni i madh i viteve '30

Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit do të shënoj një kthesë të ashpër negative në rritjen e ekonomisë globale këtë vit.

Kryesuesja e FMN, Kristalina Georgieva tha se bota po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve ’30. Ajo parashikoi që 2021 do të shihte vetëm një rimëkëmbje të pjesshme.

"Vetëm tre muaj më parë, ne prisnim rritje pozitive të të ardhurave për frymë gjatë  2020-tës, në mbi 160 vendet tona anëtare," tha ajo.

"Sot, ky numër është kthyer mbrapa dhe tani ne parashikojmë që mbi 170 vende do të pësojnë rritje negative të të ardhurave për frymë këtë vit. Në fakt, ne parashikojmë rënien më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh".

Georgieva bëri vlerësimin e saj pak përpara takimeve të pranverës mes FMN dhe Bankës Botërore që pritet të fillojnë javën tjetër. Tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim do të ishin goditja më e rëndë, tha ajo, duke kërkuar qindra miliarda dollarë ndihmë të huaj.

Kryesuesja e FMN tha se nëse pandemia do të lehtësohej në gjysmën e dytë të vitit 2020, institucioni që ajo drejton pret të shohë një rikuperim të pjesshëm vitin e ardhshëm. Por po ashtu paralajmëroi se situata gjithashtu mund të përkeqësohej. "Unë theksoj se ka një pasiguri të jashtëzakonshme në lidhje me perspektivën. Mund të përkeqësohet në varësi të shumë faktorëve të ndryshueshëm, duke përfshirë kohëzgjatjen e pandemisë," tha ajo.

Komentet e saj erdhën, ndërsa SHBA-të njoftuan se numri i amerikanëve që kërkojnë përfitime nga papunësia ishte rritur për javën e tretë me 6.6 milion, duke e çuar në më shumë se 16 milion totalin e personave që kërkojnë përfitime në këtë perjudhë. Rezerva Federale e Sh.B.A.-së tha se do të nxirrte një hua shtesë prej 2,3 milion dollarë pasi kufizimet në aktivitetin për të ndihmuar në kontrollin e koronavirusit kishin detyruar shumë biznese të mbyllnin aktivitetin e tyre dhe të vendosnin rreth 95% të amerikanëve në izolim.

Bllokimet e vendosura nga qeveritë kanë detyruar shumë kompani të mbyllin aktivitetin dhe të pushojnë stafin. Në fillim të kësaj jave, një studim i Kombeve të Bashkuara tha se 81% e fuqisë punëtore në botë, rreth 3.3 miliardë njerëz, kishin vendin e tyre të punës të mbyllur plotësisht ose pjesërisht për shkak të shpërthimit të COVID-19.

Ndërkaq, organizata bamirëse me qendër në Mbretërinë e Bashkuar Oxfam paralajmëroi se pasojat ekonomike nga përhapja e Covid-19 mund të çojnë më shumë se gjysmë miliardë njerëz në varfëri. “Deri në përfundimin e pandemisë, gjysma e popullsisë në botë prej 7.8 miliardë njerëz mund të jetonte në varfëri”, ka bërë me dije organizata bamirëse.

Kujtojmë se këtë të enjte, pas bisedimeve maratonë, udhëheqësit e BE ranë dakord për një paketë të ndihmës ekonomike prej 500 miliardë euro për anëtarët e bllokut të goditur më së shumti nga masat e bllokimit.

Komisioni Evropian më herët tha se kishte për qëllim të bashkërendojë një "udhërrëfyes" të mundshëm për t'u larguar nga masat kufizuese. Në fillim të kësaj jave, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), një agjenci kjo e OKB, paralajmëroi se pandemia paraqiste "krizën më të rëndë" që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo tha se shpërthimi pritej të zhdukte 6.7% të orarit të punës në të gjithë botën gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 - ekuivalentin e 195 milion punonjësve me kohë të plotë që humbin punën e tyre.

Muajin e kaluar, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) paralajmëroi se ekonomia globale do të marrë vite për t’u rikuperuar. Sekretari i Përgjithshëm Angel Gurría tha se ekonomitë po vuanin një tronditje më të madhe sesa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 ose krizës financiare të vitit 2008.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve