Koronavirusi, shkon në mbi 572 mijë numri total i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: 15642 në 24 orët e fundit

Koronavirusi, shkon në mbi 572 mijë numri total i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: 15642 në 24 orët e fundit

Ka shkuar në 572226 numri total i vaksinimeve të kryera në vend, ku vetëm 24 orët e fundit janë kryer 15642. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Twitter: “15642 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës ShqipëriaBuzëqesh janë kryer 572226 vaksinime”.

Vaksinimi masiv në vend vijon prej më shumë se një muaji dhe efektet kanë filluar të ndjehen, duke parë uljen e numrit të infeksioneve ditore dhe fataliteteve.

Shqipëria vijon që të shënojë rekorde në vaksinimin masiv të popullsisë kundër COVID, për sa i përket dozave javore për 100 banorë, ku sipas të dhënave të publikuara në faqen prestigjioze e të dhënave ourworldindata.org, vendi ynë është renditur i pari, sa i përket vaksinimit të popullsisë për 100 banorë në 7 ditët e fundit, duke lënë pas BE dhe Rajonin.

Ndërkohë vendi unë ka dalë edhe nga harta e kuqe e COVID në botë, duke u renditur mes vendeve që kanë një trend në rënie të rasteve me COVID dhe përmirësim të situatës me pandeminë. 

Janë katër lloje vaksinash që përdoren deri më tani në vend, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V, ndërsa procesi i vaksinimit po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Foto e publikuar nga Manastirliu mbi numrin e vaksinimeve të kryera

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës