Koronavirusi, shkon në mbi 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve

Koronavirusi, shkon në mbi 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve

Foto nga procesi i vaksinimit në Sheshin Skënderbej

Ka shkuar në më shumë se 650 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit në vend. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Oegrta Manastirliu, e cila thotë po vijon pa u ndalur puna për arritjen e objektivit të 1 milion vaksinimeve që kërkohet të kryhen brenda muajit qershor.

"Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 650 mijë vaksinime. Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë të 1 MILION vaksinimeve", shkruan Manastirliu.

Foto e postuar në Facebook nga Manastirliu

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për disa kategori ku këtu përfshihen personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, policë, gazetarët dhe operatorët e terenit.

Çdo javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara në mënyrë që të arrihet sa më shpejt kryerja e 1 milion vaksinimeve në të gjithë vendin. 

Ndërsa 4 ditë më parë në vendin tonë mbërritën edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë. Vijimi i procesit të vaksinimit masiv do të sjellë edhe një sezon turistik më të lehtësuar. Njëkohësisht edhe shifrat ditore të COVID kanë shënuar ulje drastike. Për 24 orët e fundit janë raportuar 49 raste të reja dhe 1 viktimë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Puna: 15/05/2021 00:26

    Kjo puna e VAKSINIMIT ka qënë një nder punet me te mira te shtetit , frutet uroj ti shikojme në turizem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve