Koronavirusi, shkon në mbi 848 mijë numri i vaksinimeve të kryera që nga fillimi i fushatës, 8401 në 24 orët e fundit

Foto nga procesi i vaksinimit në Sheshin Skënderbej

Ka shkuar në 862 628 numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera në vend që nga fillimi i fushatës së vaksinimit. Shifra u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thotë po ashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 8401 vaksinime.

Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa po ashtu çdo javë mbërrijnë doza vaksinash, duke e çuar totalin në 956,250 doza.

Duket se vendi ynë po shkon kështu drejt fundit të pandemisë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 5 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë.

Po ashtu, Ministrja Manastirliu bëri me dije se në spitalin Infektiv, i cili është spitali i fundit COVID në Tiranë, po marrin trajtim vetëm 9 pacientë.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit: si te duket?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kadilli: Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit, ish-kryeministri s'ka çfarë i jep më politikës, të shmangë përfshirjen e PD në 'betejën' për shpalljen 'Non Grata'