Koronavirusi/ Shqiptarët vijojnë udhëtimet normalisht: S'kemi frikë, kemi ardhur për pushime! Italianët: Ndjekim rregullat që na kanë dhënë

RINAS- Udhëtimet vijojnë normalisht në aeroportin e Rinasit dhe pse tashme e gjithë bota po përballet me koronavirusin. Ditën e sotme udhëtimet kanë vijuar normalisht e ndërsa në aeroport dhe më herët janë marrë të gjitha masat për kontrollin e pasagjerëve. Dhe pse ditën e djeshme rreth 14 provinca janë quajtur si "zonë e kuqe" për shkak të rrezikut, shqiptarët nuk e shohin si shqetësim. Për Report Tv, ata theksojnë se nuk kanë frikë dhe kanë bërë të gjitha vizitat e nevojshme dhe janë kthyer në Shqipëri jo prej frikës së virusit.

"Nuk kam asgjë. Na kontrolluan, kam bërë dhe vizita në Itali".

"Në shpi do rrimë ku do të shkojmë. Kam ardhur nga Italia dhe do të qëndroj në shpi".

"Na kanë bërë kontrolle si këtu dhe andej. Në Shqipëri kam ardhur për pushime", thanë disa nga qytetarët.

Jo vetëm shqiptarët, por dhe italianë të cilët vijnë ose ikin nga vendi ynë nuk kanë frikë, por theksojnë se është shumë e rëndësishme që të ndiqen rregullat e dhëna nga strukturat shëndetësore.

"Jo asnjëherë s'kam patur frikë. Pastaj nuk e di çfarë mendojnë italianët"

"Mjafton që të kesh kujdes dhe nuk ke pse të kesh frikë. Natyrisht duhet që të respektojmë atë që na thonë. Unë kisha maskën dhe e hoqa vetëm pak minuta më parë. Sigurisht do ndjek rregullat duke larë duart dhe duke bërë gjithçka që na kanë këshilluar", thanë disa italianë.

Gjatë ditë së diel, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandoi për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kufuri: 09/03/2020 09:41

    Mbyllja e kufijve eshte shume e pa dobishme,,80% e ushqimit vjen nga Italia

    Përgjigju
    • lol: 09/03/2020 16:06

      personat ! jo mallrat

  • Miri: 09/03/2020 09:28

    Jo thjesht shqiptaret por fshatarët shqiptare se qytetaret shqiptare u permbahen rregullave dhe nuk vijne ne Shqiperi ne keto kohe. Fshatarët vijne dhe na infektojne!

    Përgjigju
  • Blerim mbuluar: 09/03/2020 09:25

    Fshatarët mbeten fshatarë!

    Përgjigju
  • Kajmaku: 09/03/2020 08:53

    Shqiptaret skan frike nga korana virusi por kane frik nga nje e keqe me e madhe si Edi Rama.

    Përgjigju
  • Gim: 09/03/2020 08:04

    Katunaret vijne per pushime, ngjisin gripin pleqve qe kane neper shpia dhe vijne prap pastaj per ti bere varrimin. Pune katnaresh, na rrofte rrespekti se jeta ska vlere ne mendjet e tyre

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/03/2020 06:55

    Mos i lejoni te prekin token shqiptare, mbyllni kufijte! Mbyllni kufijte o qelbesira!

    Përgjigju
  • meri: 09/03/2020 01:27

    Nuk behet fjale se kan apo jo frike disa persona,neqofese nuk kan frika keta ,kemi NE nga keta,zonja thot do te rri ne shtepi ,po neqoftese eshte e ifektuar ,patjeter qe do te ifektoj te afermit qe do te takoj,komshit,te njohurit,ata do te infektojne te tjere,e keshtu zinxhirit nuk do ti gjendet me fundi,keta njerze jan aq te pa ndergjegjeshem ,sa nuk arrijne te kuptojne rriskun qe rrezikojne per vete dhe per te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta