Situata në Shkodër e qetë, nuk raportohen të prekur nga COVID-19 e shpërndahen në shtëpi 400 pensione

 Situata në Shkodër e qetë, nuk raportohen të prekur nga COVID-19 e shpërndahen në shtëpi 400 pensione

Foto nga Shkodra

Situata në Shkodër është e qetë ,vazhdojnë shërbimet e përforcuara me grupe në të gjithë territorin për zbatimin e urdhërave në kuadrin e ndalim- qarkullimit dhe në mbikqyrjen e karantinimit të shtetasve të ardhur dhe të afërmeve të atyre që janë konstatuar pozitiv.

 Nga Filiali i Postës, janë shpërndarë në shtëpi në total 400 pensione, në qytet 293 dhe në fshat 107.

 Në Bashkinë e Malësisë së Madhe nuk ka raportohen raste te prekur me COVID-19, të gjithë të ardhurit nga shtete që kanë virusin janë nën kontrollin intensiv të NJVKSh.

Vazhdon shperndarja e ilaceve në cdo shtëpi pensionisti dhe të sëmurëve.

DUK mban në eficencë rrjetin ujesjellës, ndërkohe ndjek me vëmendje familjet në nevojë për mbështetjen me ndihma ushqimore.

 Nga Inspektoriati Shkodër  janë monitoruar dhe kontrolluar, gjithsej 17 subjekte tregtare, prej të cilave 1 supermarket, 3 farmaci, 6 markete, 2 furra buke, 2 banka, 2 pika pagese OSHE, UKT, ku zbatoheshin rregullat e sigurisë dhe nuk u morën masa administrative, ndërkohë u konstatuan të mbyllura 40 subjekte, 30 bar- kafe, 2 qendra Interneti, 6 klinika dentare, 1 shkolla dhe 1 kopësht.    

 Nga Bashkia Shkodër janë mbështetur me ushqime rreth 32 familje me vështirësi ekonomike, kanë nisur procedurat për blerjen e ushqimeve dhe materialeve higjenike me fondet e vete Bashkise per EC, procedurë që akoma nuk është miratuar nga APP.

Ka vijuar puna për dezinfektimin e ambienteve publike, private, Spitali Rajonal, vazhdojnë punimet e KUZ për pastrime sipas kërkesave të qytetarëve, pastrim kanalesh, kuneta.

 Nga NJVK në të gjitha bashkitë po ndiqet situata epidemiologjike, duke mbajtur nën mbikqyerje të rreptë të afermit e personave pozitivë, duke dezinfektuar subjektet, shtepitë e tyre.

Vazhdon trajnimi i mjekeve të QSH në cdo bashki.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë