Koronavirusi/ Trump 'hedh dritë' mbi planin për ndalimin e emigracionit: Kufizimet do të zgjasin 60 ditë, ja kush do të preket nga vendimi

Koronavirusi/ Trump 'hedh dritë' mbi planin për ndalimin e emigracionit: Kufizimet do të zgjasin 60 ditë, ja kush do të preket nga vendimi

Presidenti Donald Trump ka thënë se plani i tij për të ndaluar emigracionin në SHBA do të zgjasë 60 ditë dhe do të zbatohet vetëm për ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm. Masa ka për qëllim të kufizojë konkurencën për vendet e punës në një ekonomi të goditur rëndë nga COVID-19.

Përmes një postimi në Twitter një ditë pas njoftimit të vendimit, Trump tha se "masa do të mbronte punët e amerikanëve gjatë krizës së koronavirusit". Vendimi nuk do të ndikonte në vizat e përkohshme për punëtorët.

Kritikët thonë se përmes vendimit, Presidenti amerikan po përpiqet të largojë vëmendjen nga përgjigja e tij me vonesë ndaj virusit, gjë që ka shkaktuar deri tani afro 45,000 vdekje.

Demokratët akuzojnë gjithashtu administratën Trump se përdori pandeminë për të goditur emigracionin. Sipas tyre çështja ka qenë tradicionalisht një temë fushate për zotin Trump..

Në një konferencë për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se urdhri për ekzekutimin e vendimit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë ditës së sotme. Ndalimi mund të zgjatet "shumë më tepër" në varësi të mënyrës se si do të procedojë ekonomia, tha ai.

Menjëherë pas zotimit të tij për pezullimin e "të gjithë emigracionit në SHBA" të hënën në mbrëmje, Trump me sa duket ka ndryshuar planin e tij origjinal që thuhet se përfshinte emigrantë si punëtorë të fermave por edhe punonjës të teknologjisë së lartë me viza speciale pas reagimit të shpejtë nga disa drejtues të biznesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/04/2020 08:30

    Demokracia fund, turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës