Koronavirusi/ Trump: SHBA e ka 'kaluar pikun', së shpejti do bëhet hapja e shteteve (VIDEO)

SHBA- Presidenti Donald Trump thotë se SHBA ka "kaluar pikun" e rasteve të reja me COVID-19 dhe parashikoi rihapjen e disa shteteve që këtë muaj.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen të enjten pasi ai të flasë me guvernatorët.

"Ne do të jemi fëmijët e kthimit, të gjithë ne," tha presidenti. "Ne duam të marrim sërish pas vendin tonë… Të dhënat në mbarë vendin sugjerojnë që ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja", tha Trump për gazetarët ditën e djeshme.

"Shpresojmë që situata do vazhdojë kështu, dhe ne do të vijojmë të përparojmë më tepër".

SHBA ka rreth 635,000 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 28,000 vdekje. Presidenti tha se 3.3 milion teste Covid-19 ishin kryer dhe testet e antitrupave së shpejti do të jenë në dispozicion.

Këto zhvillime, tha ai, "na vendosin në një pozitë të fortë për vënien në zbatim të udhëzimeve për rihapjen e shteteve". Administrata Trump më parë kishte parashikuar 1 majin si datë e mundshme për të rihapur kombin, por presidenti tha se disa shtete mund të jenë në gjendje të kthehen në normalitet më herët se kaq."Unë mendoj se do të jetë një kohë shumë emocionuese", u shpreh Trump.

Kur u pyet për rreziqet që mund të përbëjë rihapja e kombit shumë shpejt, Trump tha: "Vdekjet ekzistojnë edhe gjatë mbajtjes së tij mbyllur". Ai përmendi çështjet e shëndetit mendor, duke thënë se linjat e telefonit vetëvrasës ishin "duke shpërthyer", ndërsa ekonomia po ngrin.

Miliona amerikanë kanë humbur punën e tyre për shkak të masave të bllokimit në të gjithë vendin, dhe numri i papunësisë është në nivele rekord.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Entela: 16/04/2020 07:41

    Hapeni dhe ju si Gjermania dhe beni eksperiment me njerezit do zoti mos te shperthej prap se skeni me ctu thoni njerezve do fshiheni pas gishtit pastaj dhe njerezit nuk do tju besojne me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja