Koronavirusi zhduket në temperaturën 24 gradë? Mjekja dhe gazetari në Repolitix: Ja si qëndron e vërteta

Koronavirusi zhduket në temperaturën 24 gradë? Mjekja dhe gazetari në Repolitix: Ja si qëndron e vërteta

Mjekja Driade Zace dhe gazetari i 'Corriere della Sera', Leonard Berberi

Mjekja Driade Zace dhe gazetari i "Corriere della Sera", Leonard Berberi në lidhje Skype nga Italia për emisionin "Repolitix" në Report Tv, folën për situatën e pandemisë në shtetin fqinj dhe mbi deklaratën e bërë për zhdukjen e koronavirusit në temperaturën 24 gradë.

Referuar deklaratës së bërë nga eksperti i OBSH-së, Valter Ricard se në temperaturën 24 gradë virusi zhduket për dy minuta, Zaçe u shpreh se një argument i dhënë nga  eksperti i njohur merret për bazë por temperaturat ndikojnë  në uljen e përhapjes së epidemisë por nuk do të thotë që zhduket në verë.

Ndërsa gazetari Berberi u shprehë se ky argument ka ndezur debat pasi edhe virologë të tjerë kanë kanë thënë se virusi në temperatura të larta nuk zhduket  por ndoshta mund të ngadalësojë ritmin e përhapjes por jo zhdukjen totale

“Në Kinë një studim ka treguar se në qytetet më temperaturë më të lartë infeksionet janë me shifra më të ulta. Bazuar nga mënyra e trasmetimit, pra me anë të spërklave të cilat, në kohë me temperaturë të lartë, rezultojnë të bijnë më shpejt poshtë, ndërsa në temperatura të ulëta apo kohë të lagësht ato përhapen më shpejtë në ajër”, u shpreh ajo.

 Ndërsa për sa  përket masave Berberi shtoi se:“Në gjithë Italinë rastet janë në ulje edhe për shkak të masave të marra nga qeveria. Unë jam te redaksia e 'Corriere della Sera' dhe kemi gati 2 muaj që nga mbi 200 punonjës në këtë ndërtesë, aktualisht  janë maksimumi 20 gazetar pasi ende nuk kemi një vendim për rikthimin normal. Për sa i përket lajmit qe nr real i viktimave është me i ulët pasi ka patur vdekje edhe në shtëpi. Ka një debat për këtë", përfundoi Berberi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë