Koronavirusi-Itali, 69 mjekë të vdekur dhe 10 000 punëtorë shëndetësorë të infektuar. 'Huffington Post': Epidemia deri në fillim të majit

Koronavirusi-Itali, 69 mjekë të vdekur dhe 10 000 punëtorë shëndetësorë të infektuar. 'Huffington Post': Epidemia deri në fillim të majit

Sipas Federatës Kombëtare e Urdhrave Mjekësor në Itali, numri i përgjithshëm i mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi është rritur në 69 kurse numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar është mbi 10,000.

Sipas virologut të Universitetit të Milanos Fabrizio Pregliasco, Italia është në fazën e ngadalësimit të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve por zbritja e numrave do të jetë e ngadaltë.

Pregliasco theksoi se “do të duhet një javë ose dy për të parë indeksin e infeksionit nën vlerën 1”. Sidoqoftë, "për sa kohë që nuk ka vaksinë, (shpresohet brenda një viti), ne nuk do të jemi në gjendje të shpëtojmë nga koronavirusi.

Në Itali, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid-19 është 110 574 kurse numri i viktimave është rritur në 13 155 kurse totali i të shëruarve ka shkuar në 16 874.

Huffington Post citon një studim të 'Einaudi Institute for Economics and Finance (Eief)',  sipas të cilit, në Itali epidemia parashikohet të fashitet nga fundi i prillit ose fillimi i majit.

Sipas skenarit më optimist, në Liguria, Basilicata dhe Umbria, infektimet e reja mund të zhduken që në 6 prill dhe në Sicili, Veneto e Piemonte në mes të prillit. dhe më pas, Lombardia dhe Emiglia Romagna kurse Toskana supozohet të jetë e fundit në muajin maj. 


Lajmi kryesor:

Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin