Koronavirusi-Itali, Të martën flamuri në gjysmë shtize, Mattarella-Europës: Nesër do jetë vonë. Papa Françesku: Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë

Italia ka tejkaluar Kinën në përhapjen e epidemisë përsa i përket numrit të përgjithshëm të të infektuarve - përfshirë viktimat dhe të shëruarit. Komisioneri për emergjencën në Itali, Domenico Arcuri tha se ky virus "është një armik i padukshëm, i fortë dhe i panjohur. Ne mund ta fitojmë këtë luftë duke u mbështetur në sakrificën e të gjithë qytetarëve dhe në respektimin e rregullave".

Nga dita e djeshme rreth 800 mjekë vullnetarë janë vënë në dispozicion të autoriteteve për të dhënë kontributin e tyre  në vijën e parë të frontit të emergjencës nga Covid-19. Ata ndërkohë po shpërndahen në zonat me përhapjen më të madhe epidemiologjike.

Lista e mjekëve dhe infermierëve që janë viktima të detyrës po zgjatet e zgjatet gjithnjë e më shumë. Dhe para se të vdesin ata duhet të durojnë dhimbjen e vdekjes së të tjerëve ndërsa të gjithë janë të privuar nga çdo gjest i zisë. Në Itali egërsia e epidemisë ka infektuar rreth 6500 personel si dhe ka shkaktuar 51 viktima ndër bluzat e bardha.

Si një haraç për të vdekurit, të martën të gjitha bashkitë e vendit në shenjë zie do të ulin në gjysmë shtizë flamurin tri ngjyrësh dhe do të mbahet një minutë heshtje në shenjë solidariteti me gjithë të gjithë ata që po paguajnë çmimin më të lartë, për ata që po vdesin në heshtje pa një funeral dhe pa të dashurit pranë si dhe për të nderuar sakrificën dhe angazhimin e punonjësve shëndetësorë.
Edhe presidenti Mattarella ngushëlloi gjithë familjet e goditura nga humbja e të dashurve, falënderoi punonjësit e shëndetit publik për sakrificat dhe i bëri thirrje Europës të ndërhyjë përpara se të jetë shumë vonë
Dje në mbrëmje Papa Francesku i vetem në oborrin e kishës së Bazilikës së Shën Pjetrit, iu lut zotit për  fundin e pandemisë gjatë bekimit të jashtëzakonshëm "urbi et orbi".
"Për javë të tëra duket se mbrëmje bie që në mëngjes. Errësira e dendur mbulon sheshet, rrugët dhe qytetet. Ajo ka zënë vend në jetët tona duke mbushur gjithçka me heshtje shurdhuese dhe një zbrazëti të shkretë mes të cilës e gjejmë veten të friksuar dhe të humbur. Por kemi kuptuar se jemi në të njejtën barkë, të brishtë dhe të çorientuar dhe në të njëjtën kohë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm".
Këto ishin disa nga fjalët e bërtitura në heshtje nga Papa Francesku i vetëm në  Piazza San Pietro-n e shkretë, e ftohtë dhe me shi, teksa iu lut Zotit.
"Mos na lërë nën mëshirën e stuhisë". Këtë lutje të veçantë i nisi ai zotit për ti dhënë fund pandemisë.
"Bota është thirrur për t'i dhënë një kuptim kësaj periudhe të vështirë duke rizbuluar hapësira të reja për solidaritet. Zoti na sfidon dhe, në mes të stuhisë, na fton të zgjojmë dhe aktivizojmë solidaritetin dhe shpresën.
"Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë" ishte fjalia e fundit lutëse e Papës.

 


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/Bie kurba në Itali, ulen vdekjet dhe të infektuarit, rekord të shëruarit! 889 viktima në 24 orë! SHBA mbi 100 000 të infektuar


I.C./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hapet transporti publik e ai ndërqytetas?



×

Lajmi i fundit

John

Nesër në parlament/ Shtyrja e pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin, heqja e taksës së infrastrukturës për rindërtimin, e kredia e re nga FMN!