Italia ka shënuar gjashtë infeksionet e para të koronavirusit, një 38 vjeçar banor i Codogno dhe i lindur në Castiglione d'Adda, në provincën e Lodi, i shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje në Codogno, i testuar pozitiv për testin e koronavirusit është në gjendje të rëndë.
Të infektuar janë gjithashtu edhe gruaja e tij shtatzënë në muajin e tetë si dhe një mik i 38 vjeçarit, të dy të shtruar në izolim në Sacco në Milano. Të gjithë pacientët kanë pneumoni të rëndë, ndërsa gruaja e 38-vjeçarit është në një situatë më pak të rëndë.
Por kanë rezultuar pozitiv pas testeve edhe gjashtë raste në Lombardi ku 250 persona janë vendosur në izolim pasi kanë patur kontakt me 38 vjeçarin dhe do t'i nënshtrohen testeve teksa 150 prej tyre kanë patur "kontakte të ngushta".
"Të gjithë qytetarët e Castiglione d'Adda, Codogno dhe Casalpusterlengo janë të ftuar, si masë paraprake, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale", kjo është këshilla që është dhënë nga këshilltari rajonal Giulio Gallera.
Komuna e Codogno ka nxjerrë edhe dy urdhëra të tjerë "të përkohshëm dhe paraprake": mbylljen e shkollave, bareve, restoranteve, vendeve publike në përgjithësi (disko, dhoma bilardo) dhe zyrat komunale për emergjencën shëndetësore.
Lajmi kryesor:
Sulmohen me molotov autobusët me të infektuar në Ukrainë! Koronavirusi përhapet në burgjet e Pekinit, gjashtë raste në Itali
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.6%
-
Pak
9.1%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 3070
Lajme të tjera
-
Egla merr mesazhet prekëse nga nëna dhe vëllai i saj, nuk i mban dot lotët
23 Prill, 22:55
-
Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur
23 Prill, 22:34
-
Galdini zbërthen skemën: Meta me anti-nepotizmin po i jep përgjigje Berishës! Muça: Po i jargavitet doktorit
23 Prill, 22:25
-
'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi
23 Prill, 22:12
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
'Shan gruan e vet dhe lavdëron Berishën', Flogert Muça: Meta nuk ka më garanci dhe po i lutet doktorit
23 Prill, 22:01
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
-
Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë, ndërron jetë! OSHEE: Përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur (Emri)
23 Prill, 21:37
-
Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir! Kapet autori
23 Prill, 21:32
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24