Koronavirusi/ Apeli i Metës: Të aplikohet 'Zona e Kuqe' si në Itali! Më tepër fond për mbrojtjen e stafit mjekësor

Koronavirusi/ Apeli i Metës: Të aplikohet  'Zona e Kuqe' si në Itali! Më tepër fond për mbrojtjen e stafit mjekësor

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë publik lidhur me marrjen e masave emergjente kundër koronavirusit, duke kërkuar që të aplikohet në Shqipëri "Zona e Kuqe", njësoj si në Itali. Që do të thotë, nisur nga dekreti që kryeministri italian Giuseppe Conte lëshoi sot, Meta kërkon që edhe në Shqipëri baret dhe restorantet të jenë të hapura deri në një periudhë të caktuar kohore, e përcaktuar  kjo nga vetë shtetit (psh. në Itali lejohen nga ora 06:18:00 të pasdites). Nga ana tjetër, të mbyllen pub-et e diskotekat, kinematë e muzetë, dyqane, tregje, panaire për të shmangur “grumbullimet e njerëzve” dhe monitorimi i situatës 24 orë në 24.  Një tjetër masë që ka marrë shteti fqinj për të parandaluar që të rritet numri i viktimave është edhe respektimi i distancës prej një metri kryesish në aktivitetet tregtare, në të kundërtën do të mbyllen, të cilën mesa duket Meta bën thirrje që të aplikohet edhe në vendin tonë, si një masë kundër përhapjes së këtij virusi që tashmë ka "pushtuar" një pjesë të mirë të botës.

Nisur nga numri i viktimave në rritje në Itali, por edhe faktit që është prekur edhe Greqia, dy shtet me të cilat vendi ynë ka "shkëmbimet më intensive", kreu i shtetit bën apel që të forcohen masat sanitaro-epidemiologjike dhe mbi të gjitha të rritet fondi për parandalimin e kësaj situate, si edhe për mbrojtjen e stafit mjekësor. Ai vë në dukje edhe thirrjen e tij të bërë me 31 janar për marrjen e masave sanitaro-epidemiologjike, atëherë kur në Itali ishin regjistruar vetëm 2 raste, apel ky për të cilin thekson se duhet marrë shumë herë më seriozisht sot për shkak se harta e vendeve të prekura është zgjeruar në 106 vende në total.

"Kam ndjekur me shqetësim të madh zhvillimet lidhur me pandeminë e coronavirusit, që për fat të keq janë rënduar së tepërmi, kur të gjithë do të donim që të ndodhte e kundërta. Në 31 janar të këtij vitit kam tërhequr publikisht vëmendjen për marrjen e masave sanitaro-epidemiologjike shumë të forta nga vendi ynë, edhe pse atëhere Italia kishte vetëm 2 të prekur nga coronavirusi.Sot situata paraqitet shumë më e rënduar në të gjithë botën, ku rezultojnë 106 vende të prekura, ndërsa Italia veçanërisht ka një rëndim ekstrem me mbi 5061 raste dhe rreth 233 vdekje. Duke vlerësuar: kete situatë shumë serioze epidemiologjike rajonale; faktin që situata në Itali është rënduar duke kapërcyer edhe “Zonën e kuqe”, me përshkallëzim në të gjithë territorin e saj me një mortalitet të lartë rreth 4,4%, dhe imponuar marrjen prej saj të masave shumë të forta kufizuese; rritjen shumë të shpejtë të rasteve të infektuara në Greqi; shfaqjen e rasteve të coronavirusit edhe në vende të tjera të rajonit tonë që rezultonin te paprekura; në informacionin që Organizata Botërore e Shëndetësisë jep për karakteristikat e këtij virusi e rreziqet serioze që ai paraqet;

Apeloj: Është emergjente forcimi maksimal i masave parandaluese sanitaro-epidemiologjike; 
Për shkak se gjendja në Itali por edhe përhapja në rritje në Greqi, dy vende me të cilat kemi shkëmbimet më intensive, imponon aplikimin e masave të "Zonës së Kuqe", si ato të marra në Itali, aplikimin e të gjitha kufizimeve e veprimeve që ky regjim kërkon, si dhe marrjen e masave organizative energjike dhe të monitoruara 24 orë në 24; Vënien në dispozicion të financimit të plotë,
shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situatës; Angazhimin e të gjithë kualiteteve njerëzore shkencore, por edhe të atyre me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë e higjenës, qofshin edhe jashtë shërbimit aktiv", 

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

Deri më tani në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast, informacion ky zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ditën e sotme u ka kërkuar të gjithë personave që vijnë nga zonat e oprekura në shtete fqinje të vetëkarantinohet, e ndërsa Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës, e ndërsa presidentit Ilir Meta të thërrasë sigurinë kombëtare.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem selimi: 09/03/2020 06:23

    Presidenca shpallet zone e kuqe

    Përgjigju
  • Iris: 08/03/2020 23:20

    30 qershor-13 tetor, 2 mars-15 mars.Pas kesaj kerkese ,Akoma I qendroni deklarates tuaj per nje miting e mesymje te mundshem te parlamentit z.Meta?

    Përgjigju
  • Shqiptar: 08/03/2020 22:56

    Futi Ilir Floririn ne karantine. Ai eshte me i rrezikshem per Shqiptaret se edhe vete Koronavirusi

    Përgjigju
  • Gezim: 08/03/2020 21:51

    Duhet shkallur zona e kuqe kur e kerkon realiteti dhe jo paranoizmi.te shpallim zonen e kuqe se ti do te dukesh i mire ne njerzit.situata eshte shqetesuese thote presidenti:pse?se nuk ka asnje rast ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • meri: 08/03/2020 20:37

    I shpjegoni Presidentit kur vendoset " ZONA E KUQE "sepse ketij te shkretit i jan ber trut dhalle.

    Përgjigju
  • lymi: 08/03/2020 19:19

    FUTENI ILIR FLORIRIN NE KARANTINE SE ESHTE ME KORONAVIRUS.... JA KA NJIT DHE CIZMES....

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/03/2020 18:41

    Zon e kuqe Skrapari...idiot

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 08/03/2020 18:31

    Rrofsh o Monika

    Përgjigju
  • Ilir=coronaiosi: 08/03/2020 18:28

    E dime qe rrufeja ne hale njuk bie,por mbase ne rastin e likes se floririt ben perjashtim.Mbase e ze coronaio-si te shpetoje shqiperia!

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/03/2020 17:52

    na e mbro Kushtetuten nga viruset...o gjigandi i ketyre trojeve

    Përgjigju
  • Beni: 08/03/2020 17:37

    Ka me corona virus me te keq se ty,qe e keni lene popullin fukara deri ne palce me vjedhjet qe keni bere,na del dhe ben leksione o hipokrit I felliqur

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 08/03/2020 17:31

    Te mblidhet siguria kombetare per te shpallur panik kombetar.te zbrazen dyqanet.te pezullohet furnizimi i tregut.te mbyllet e bllokohet prodhimi dhe sherbimi.ja cdo te thote zone e kuqe.shembull?dje nje supermarket despar ishte plot.dje ne darke doli dekreti i contit.sot i njejti supermarket i zbrazur .kete do edhe like floriri.ndryshe nuk shkaktohet krize.masat te merren si deri me sot,edhe me shume.por mos bini ne ujrat e turbullta te ilir floririt qe do te shpetoje koken.

    Përgjigju
  • Papi: 08/03/2020 16:57

    Zone e kuqe nuk dmth mbyllje baresh por garatine askush del nga kjo zone,pra hyn por nuk del

    Përgjigju
  • Ema: 08/03/2020 16:48

    O injoraz e gjall car zone te kuqe do ky. Po te mbyllen baret me orar sipas teje virusi shkon e fle pas ores 6 . Mos lejo te vin njerezit nga zona qe kan probleme si italia sepse vendi yn nuk e ka mundesin ti ler ne karantin keta njerez e mos bej tubime e mbledhje ore e minut mbani distanc me njeri tjetrin dhe boll mbillet vrer ne dem te popullit

    Përgjigju
  • Korona: 08/03/2020 16:30

    Do te besh pastrim parash dhe figure like?hidh ca lingota floriri per parandalimin e virusit corona, boll ke bere pastrim parash ne ndertime vilash etj.

    Përgjigju
  • O tej: 08/03/2020 16:25

    Akona nuk te ka zene koronavirusi o kokelope Skrapari?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës