Korreshi e bën fakt: PD do bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit, nuk bëhemi farsë e Edi Ramës, shkelën marrëveshjen

TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi e ka bërë fakt që Partia Demokratike do të bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti tha se Edi Rama do ta zgjedhë vetë kreun e ri të shtetit dhe pikërisht për këtë arsye nuk do të pranojnë të bëhen farsë e Partisë Socialiste.

Ai u shpreh se PD kërkonte të kishte një konsensus mes palëve dhe të zgjidhej një kandidat që të përfaqësonte të gjitha kahet politike. Kooreshi thotë se mazhoranca shkeli marrëveshjen e bërë në mbledhjen me praninë e mediave.

“Nuk do ketë propozim zyrtar nga opozita, pasi kërkoi të kishte një proces por jo një emër kandidati. PS kërkoi që të çojmë një emër me 20 firma. Kërkuam të kishim në konsensus bilateral për të zgjedhur një president që përfaqëson të gjitha krahët politik. Ka qenë një dokument në mbledhjen e kryetarëve, por pjesa më e madhe është e dijshme që Rama ka qejf të zgjedhe vetë dhe nuk bëhemi farsë për të çuar emra sa për të kaluar radhën. Është e kotë që ne të vazhdojmë. Nëse nuk ndiqeshin, nëse s’do kishte konsensus bilateral e deklaruam që s’do bëhemi pjesë”, tha Korreshin në Report Tv.

I pyetur nëse do bashkonin votat me maxhorancën, nëse propozon si kandidat një figurë nga e djathta, Korreshi tha se nuk do ta votojnë pasi ishte mundësia për të bërë një proces të rregullt, por PS nuk e bëri.

“Absolutisht jo, unë jo edhe shumë kolegë të mi nuk do bëhen pjesë sepse nuk ishte mundësi kur ne iu ofruam një proces. Nuk do bëhem pjesë e kësaj edhe shumë kolegë të tjerë, nuk do bëhemi pjesë pavarësisht se mund të vijë nga e djathta sepse ishte gjithë mundësia për tu bërë pjesë, me dokumentacion ranë dakord palët”.

Sa i përket përçarjes së Partisë Demokratike, Korreshi tha se duhet pritur vendimi i Gjykatës, ndërsa u shpreh se nëse Apeli njeh Berishën edhe grupi parlamentar do ta pranojë si kryetar. Në rast se Apeli e rrëzon Berishën, deputeti demokrat tha se do të fillojnë një proces gjithëpërfshirës bashkë me Komisionin e Rithemelimit.

“Nëse i jep të drejtë PD, do fillojë një proces gjithëpërfshirës ku gjitha palët do i lënë mënjanë këto që kanë ndodhur deri më tani, nëse s’do ketë proces gjithëpërfshirës është e kotë. Nëse vendimi i gjykatës së apelit do pranojë ankimin e PD do ketë proces gjithëpërfshirës bashkë me palën tjetër. Të kandidojë edhe Berisha, ai e fiton sërish.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër