Korrupsion në Qendrat e Kontrollit teknik, Blendi Gonxhe paralajmëron 'stuhi' në DPSHTRR: Penalizohen 6 punonjës, pezullohet një drejtues, 3 tre të tjerë largohen nga detyra

Korrupsion në Qendrat e Kontrollit teknik, Blendi Gonxhe paralajmëron 'stuhi' në DPSHTRR: Penalizohen 6 punonjës, pezullohet një drejtues, 3 tre të tjerë largohen nga detyra

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor njofton se janë larguar nga detyra tre punonjës të Qendrave së Kontrollit Teknik (QKT) në Tiranë, Durrës e Vlorë, ndërsa është pezulluar nga detyra drejtuesi i QKT-së Shkodër dhe 6 punonjës të QKT-ve Tiranë, Shkodër, Sarandë janë penalizuar.

Njoftimi është bërë nga kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe i cili ka paralajmëruar kallëzime penale dhe largime nga detyra për të gjithë ata punonjës të sektorit teknik të shërbimit në të gjitha drejtoritë rajonale që kryejnë korrupsion.

“DPSHTRR, me misionin për të qenë një ent model efikasiteti dhe ligjshmërie, vijon të monitorojë çdo proces shërbimi, në qendër dhe në degët rajonale, për garantimin e standardeve të sigurisë e cilësisë! Në çdo sektor e praktikë, kur fluksi vjetor kapërceu 3 milionë shërbime ndaj qytetarit, ekspozohemi ndaj riskut permanent të akteve korruptive e abuzive, në dëm të qytetarit dhe në kurriz të Automotorizimit Shqiptar, ndaj përgjegjësia sa vjen e rritet për të eliminuar dhe goditur fenomenet negative si edhe për të larguar nga institucioni ynë, përmes kontrolleve e sistemeve digjitale dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha organet ligjzbatuese, deri në kallëzime penale, të gjithë elementet që nuk e meritojnë të jenë punonjës të shërbimeve të transportit rrugor!

Me përfundimin e afatit 4-mujor, të KQZ, për kufizimin e lëvizjeve në entet publike, deri në datën e zgjedhjeve, DPSHTRR paralajmëron masa dhe hetime administrative, që përfshijnë të gjithë sektorët teknik të shërbimit, pa përjashtim, në çdo drejtori rajonale! Konkretisht largohen nga detyra 3 punonjës të QKT-ve Tiranë, Durrës, Vlorë; pezullohet drejtuesi i QKT-së Shkodër; penalizohen edhe 6 punonjës të QKT-ve Tiranë, Shkodër, Sarandë! Grupi special i DPSHTRR vijon hetimin e dokumentacionit, bazuar në indicie dhe denoncime të ardhura në platformën online”, shkruan Gonxhe.

Gonxhe shkruan se qytetarët mund të denoncojnë raste abuzimi në platformën e DPSHTRR. https://ëëë.dpshtrr.al/platforma-e-denoncimit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bisha: 19/05/2023 16:44

    Dilni dhe ktej nga Vlora se i keni nja ca ajdut qe skan din e iman vetem te vjdedhin din

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja