Korrupsioni në drejtësi, dënohet me 2 vite e 6 muaj burg gjyqtari Shkëlqim Miri

TIRANË - U arrestua nëntorin e vitit 2017 për korrupsion,  Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 2 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri. Pas gati një viti në qeli, gjyqtari Miri u shfaq sot pas kafazit të qelqtë në gjykatë për t’u njohur me vendimin që kolegët e dikurshëm të tij kishin marrë për të. Ndërkohë trupa gjykuese e drejtuar nga Ardit Mustafa lexoi vendimin, duke e shpallur fajtor dhe dënuar me 2 vite e 6 muaj burg. 

Me 1 vit e 8 muaj burg u dënua kushëriri i gjyqtarit Miri, Kujtim Miri që sipas prokurorisë kishte rolin e sekserit në aktin korruptiv. Shkëlqim Miri sipas gjykatës përfitoi 20 mijë euro ryshfet nëpërmjet Kujtim Mirit për të lënë në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda, çka do t’i sillte këtij të fundit lirinë. 

Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori. Këtë argument Shklëqim Miri e përdori disa herë për të fituar lirinë, por u refuzua nga gjykata.

Në këtë procedim të pandehur janë dhe Alban Buci dhe vetë Gentian Doda, i cili pasi fitoi lirinë është shpallur sërish në kërkim nga policia. Ndërkohë gjyqtari Miri para kolegëve të tij të cilët sot e dënuan u shpreh:

“Nëse unë kam bërë korrupsion dhe kam marrë para, unë se kam dhënë vendimin i vetëm: pse dënohem vetëm unë?”.

Më herët Shkëlqim Miri u pezullua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë deri në marrjen e vendimit të formës së prerë që do të sjelli edhe largimin e tij nga institucionet e drejtësisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • matis ss: 27/11/2018 17:13

    drejtsi selektive kto o u denonin te gjithe si trup gjykuse ose asnjeri

    Përgjigju
  • mati ss: 27/11/2018 17:12

    po mirë e ka ,kto vendimet i marrin si trup gjykus apo ato të tjërët kan lidhje politike drejtsi selektive

    Përgjigju
  • benjamin: 27/11/2018 17:05

    po mire e ka kto vendimin e marin si trup gjykues ky paska qen me i drejti nga ato drejteSI PeR Te gjithe

    Përgjigju
  • Fraiku: 27/11/2018 16:35

    Shume pak, gjyqtaret po tolerojne ish koleget, Po pasurine e paligjshme ja sekuestruat? Po ndonje gjobe qe mos e marre me veten? Kjo do ishte drejtesi.

    Përgjigju
  • Erik: 27/11/2018 11:35

    Gati per te dal, 12 muaj brenda me koeficentin 1.5 per dite vuajtje = 18 muaj. Ia hodhi dhe ky bastard qe ka shitur drejtesi me 1 vit burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024