Kosla, qofte me miell misri në tavë kosi nga zonja Albana

Kosla, qofte me miell misri në tavë kosi

Përbërësit:

Për kokrrat:

  • 2 gota miell misri
  • 4 kokrra vezë
  • 1 qepë e thatë
  • Kripë, piper i zi
  • Kopër
  • Gjalpë për skuqje

Për lëngun:

  • 1 kg kos
  • 2 të verdha vezësh të freskëta
  • 1 lugë miell
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 3 lugë gjalpë të tretur
  • 4 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Në fillim vendosim miellin në tavolinën e punës. Grijmë qepën në rende. Në një tas rrahim vezët dhe shtojmë aty qepën e grirë, kripën dhe i përziejmë mirë. Po aty shtojmë dhe koprën të grirë hollë. Hapim një gropë në mes të miellit dhe hedhim masën e vezëve me qepët dhe erëzat. Na krijohet një brumë i fortë që nuk ngjit në duar. Marrim nga një lugë gjelle nga brumi dhe krijojmë topa (më të mëdha se një kokërr arrë). I skuqim në gjalpë. Në një tigan zverdhim miellin me 1 lugë gjalpë të tretur. Gjithmonë raporti i gjalpit me miellin kur e skuqim duhet të jetë 1 me 1. Përziejmë kosin në një tas. Shtojmë të verdhat e vezëve të rrahura më parë dhe i përziejmë mirë bashkë. Më pas miellin e skuqur me gjalpë të holluar me pak ujë që të mos na bëhet kokrra kokrra. Në fund shtojmë hudhrat të cilat i kemi shtypur në havan me pak kripë. Masën e përtuar e hedhim në një tepsi ku brenda kemi vendosur kokrrat e skuqura në gjalpë.  E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Kur nxirret nga furra, në pjatë i hidhet piper i zi apo i kuq sipas dëshirës. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pëson atak kardiak në Brazil

Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pëson atak kardiak në Brazil