Kosova ka nevojë për Qeveri të re, Albin Kurti për popull të ri

Kosova ka nevojë për Qeveri të re, Albin Kurti për popull të ri

Kosova duhet të tejkalojë procedurat kushtetuese për formimin e Qeverisë së re, duke thirrur një tryezë të partive politike, ku të dëshmohet vullneti politik për një Qeveri të re teknike gjithëpërfshirëse, një orë e më parë.

Ish-kryeministri Albin Kurti duhet të ndalohet të tërheqë zvarrë Kosovën pas ambicieve të tij politike për të prodhuar kufoma, me shpresë se ato do t’ia lartësojnë figurën si viktimë.

Edhe pse u rrëzua në Parlament, ai po sillet sikur nuk ka e ka mendjen që nuk është më kryeministër dhe shpreson që përmes procedurave, ta zvarrisë qëndrimin në pushtet në pafundësi, siç shtyu 120 ditë formimin e Qeverisë, që jetoi 45 ditë.

Një njeri, që siç e thotë vetë, e prishi me dëshirë Qeverinë, nuk ka pse rri më në atë zyrë. Sot duhej të shkonte të dorëzonte mandatin dhe t’ia linte presidentit formimin e Qeverisë së re. Ky është vullneti që do të tregonte, se ai nuk do ta lërë Kosovën pa Qeveri.

Ai po bën të kundërtën. Madje po sillet sikur nuk do ikë kurrë nga zyra, duke bërë akte banale, si ajo e shkarkimit të zëvendëskryeministrit Abdulla Hoti, vetëm se u lakua si kandidat për kryeministër.

Shqipëria ka pasur situata dhe më absurde se kaq. Në mars të vitit 1997, presidenti Berisha këmbënguli të rizgjidhej mes plumbave, kur vendi ishte pa Qeveri, por brenda një jave u gjetën forca që klasa politike të ulej në një tryezë dhe Qeveria të formohej brenda ditës.

Qeveria është vullnet politik. Procedurat janë për kohë paqeje. Për kohë luftë vlen vullneti politik.

Sot Kosova duhet të dëshmojë vullnet politik, për një Qeveri me bazë të gjerë, e përfaqësuar nga njerëz teknikë, që do ta tejkalojnë krizën e epidemisë dhe më pas të çojnë vendin në zgjedhje.

Kjo bëhet brenda ditës, në një tavolinë me krerët e partive parlamentare. Nëse Kurti e braktis atë tryezë, rruga e mbarë i qoftë.

Presidenti bie dakord me partitë e tjera për një emër, pa e zvarritur procedurën dhe Kosova bëhet me Qeveri të re.

Narcizmi i Albin Kurtit, që tashmë kërkon të bëjë paradën e viktimës nëpër Kosovë, në një kohë që Kosova është viktimë e tij, është portreti i tij real. Ai e djeg Kosovën për karrigen e tij, dhe është gati të hedhë valle mbi kufoma, siç po tenton të hedhë, ndërsa njerëzit po vdesin nga epidemia, dhe ai bën sikur është akoma kryeministër.

Dhe nuk i mjafton kjo, por ka turrur dhe tru-shpëlarët e vet mbi LDK-në dhe mbi ambasadorin e SHBA në Kosovë, dy simbolet me të cilat filloi shtetësia e Kosovës. Në vitet ’90, kur qytetarët e Kosovës nuk kishin as shkolla, as spitale, as punë, as shtet e as pushtet, kishin vetëm dy zyra që ua mbanin gjallë shpresën, zyra amerikane në Kosovë dhe selia e LDK. Tashmë Albin Kurti ka vendosur t’i shpallë ata armiq historik të Kosovës.

LDK është një parti, që ka pasur punë me tigra, dhe tani thjesht i ka bezdi kthetrat e maceve. Ndërsa me SHBA, Albin Kurti mund të nxjerrë dufet e veta, por jo në emër të Kosovës. Ka plot bashkëvuajtës që shfryjnë kundër SHBA, nga Moska në Beograd. Le të bashkohet me ta.

Përpjekja për ta manipuluar këtë situatë, sikur Albin Kurtin e rrëzuan nga qeveria SHBA dhe LDK, nuk shkon shumë larg, pasi vet Albini po mburret që “Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje, nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje”. Sot e ka thënë këtë. E keni ende në murin e tij, edhe pse duket pak si citat kinez.

Ndaj jepini fund këtij teatralitetit, sidomos nga Tirana, ku ata që rrëzimin e Qeverisë me revolucion në Tiranë  e quajnë legjitime, kurse rrëzimin e një Qeverie me procedurë kushtetuese 82 me 32 në Kosovë, e quajnë puç.

Albin Kurti nuk është më kryeministër i Kosovës. Madje ai nuk ishte kryeministër i Kosovës, por ishte kryeministri i LDK. Ajo e bëri kryeministër, ajo e hoqi, pasi ky tentoi ta poshtëronte, duke pasur një votë më shumë se ajo, dhe sillej sikur ishte i zgjedhur me votë plebishitare nga populli i Kosovës. Në fakt, ishte kryeministër i zgjedhur nga populli i LDK, pas 120 ditë hezitimesh, që u provuan për 45 ditë.

Dje në Kuvend u pa sa vota kishte nga populli i Kosovës. Vetëm 32 mandate( 29 plus 3 të reja nga LDK). Për të qenë kryeministër i Kosovës, i duhet popull i ri, jo ky që është sot. Me këtë popull u bë kryeministër i LDK, por nuk e mbajti dot.

Tani boll me lotët për ikjen e tij. Kosova ka nevojë urgjente për Qeveri të re gjithpërfshirëse, që t’i fshijë lotët Kosovës, jo Albinit. Atij i thahen vetë, se false i ka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 26/03/2020 23:18

    Palo gazetar,qe ke bere prokopi duke u lepire b!th@n cilitdo pushtetari ne fuqi! Soji yt e ka lene Shqiperine ne gjendjen qe eshte! Ti do qe edhe Kosova te mbese 30 vite me funderrinat e LDK qe sikurse vellezerit e tyre ne Tirane ja kane marre shpirtin vendit te tyre? Nga momenti i pare qe Albin Kurti ka patur shans te ngjitet ne karrigen e pushtetit, ti edhe soji yt, padyshim te urdheruar nga drejtuesi yt( shqiptar apo i huaj) ja keni nisur te hidhni balte ne drejtim te zotit Kurti, me shpresen se dicka do ngjitet. Jazek u qofte buka e ketij vendi

    Përgjigju
  • Gezin nje Respekt ne Popull ,mos e humb. !: 26/03/2020 22:35

    Qe meresh me komshijnte... Leri ne hallet e veta,,, ke mjafte Halle ketej nga Tenxherja jote ,,qe te eshte djegur fundi dhe akoma spo pastrohet ...

    Përgjigju
  • Genova: 26/03/2020 21:52

    Kjo eshte Analize??? Ky artikull eshte turp per nga permbajtja!!! Nqs ky eshte qendrimi i redaksise se Shqiptrja.com eshte per te ardhur keq! Populli i Kosoves ka votuar per ndryshim.. Ka nje moral publik ketu!!! E dashur redaksi mos ngaterroni SHBA me administraten Trump. Eshte Trump qe do te perdori Kosoven si nje trofe personal per te marr pike ne garen e 4 Nentori. Po Kosova nuk eshte trofe dhe veçanerisht kur i demtohen interesat e saj. Trump larg duart nga Kosova!!! Kjo nuk eshte nje shuplake per SHBA!!! Mirenjohjen saj tyre nuk mund ta zbeh asnje Trump apo Grenell!!! Te gjithe si Shqiptare nuk duhet te pranojme qe Kosova te trajtohet si nje shtet i Amerikes Latine. Respekt!

    Përgjigju
    • Erik: 27/03/2020 09:08

      Populli i Kosoves votoi per ndryshim, por nuk i dha vote absolute Albinit per te udhehequr i vetem. Albini e trajtoi LDK-ne sikur te ishin figurante dhe thjesht duhet te mbeshtesnin Albinin pa asnje kusht. Albini shkarkoi Ministrin e Brendshem, njekohesisht nenkryetar i LDK-se, per gjysme ore per nje deklarate publike lidhur me sipas tij nevojen per vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme dhe rrezikun qe i kanosej nga Covid-19, mendim qe konvenjonte me ate te Presidentit, por jo te Kryeministrit. E quan mençuri ti kete apo budallik te Albinit? Ne vitin 2013 Edi Rama fitoi 65 deputete nga 83 qe kishte koalicioni i tij ASHE edhe perseri nuk e trajtoi aleatin e tij LSI si nje paterice ne 4 vjet bashkeqeverisje. Edhe pse kishin perplasje te brendshme te vazhdueshme qe kulmuan ne kohen e hapjes se çadres se PD-se ne fillim te vitit 2017 ku Iliri flirtonte me Bashen dhe Saliun, ne gjithe retoriken e fjalimeve te tij Edi Rama shprehej une dhe bashkekryetari i aleances Ilir Meta duke i vene nje korrace mosmarrveshjeve te brendshme dhe per t'i dhene rendesine aleati te rendesishem ne qeverisje. Pse nuk u shkeput me heret Rama me Ilirin edhe pse kishte shume me teper vota sec ka Albini ne Kosove? Rama thoshte, sepse me duhen votat e LSI per te bere ato reforma qe une kam ne plan te bej per Shqiperine. Intuita nuk e zhgenjeu dhe ne 2017-en kur zakonisht pas nje mandati qeverises trendi i votave priret te bjere nga ai paraprak, Rama fitoi i vetem 74 deputete duke i hequr nga kembet shushunjat e LSI-se.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS