Kosova me masa të reja kundër koronavirusit

Në përpjekje për të vënën nën kontroll përhapjen e Covid-19, Kosova ka marrë masa të reja kufizuese.

Ndër masat e reja janë mbyllja e qendrave tregtare nga ora 21:00 deri në ora 05:00.

Në të njëjtin interval kohor, të ndaluar aktivitetin e kanë edhe bizneset e sektorit të gastronomisë, përveç shërbimit “merre me vete”.

Po ashtu, Zemaj tha se është rekomanduar që të reduktohet stafi në institucionet publike dhe private si në nivelin qendror, po ashtu edhe atë lokal.

Ndërkohë që theksoi se vetëm sektori i shëndetësisë dhe sigurisë do të punojë me kapacitete të plota.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare do të lirohen që të dalin në zyre dhe mund të punojnë nga shtëpia.

Ndërkaq, personat mbi moshën 65-vjeçare, mund të dalin nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, tha Zemaj, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, personat mbi moshë 65 vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06 deri nw orwn 10 . Ligjëratat do të mbahen online, provimet dhe puna praktike mbahet në prani fizike duke respektuar rekomandimet. Do të ndërmerren masa të rrepta për parandalimin e pandemisë brenda institucioneve.”tha ministri.

Kosova do të shtojë kontrollet në kalimet kufitare, ndërkaq, sipas Zemajt, qytetarët e infektuar me

Zemaj njoftoi se vendimi për masat e reja do ta nënshkruajë të shtunën dhe vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi.

Së fundmi, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm të premten, më 30 tetor, janë regjistruar 418 raste të reja – shifër rekord që prej fillimit të pandemisë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut