Kosova miraton vaksinimin kundër Covid-19 me dozën përforcuese

Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë vendosi që nga 9 dhjetori të fillojë me dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se “doza përforcuese do t’u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza e tretë do t’u jepet edhe personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur”.

Deri më 8 dhjetor në Kosovë rreth 768 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo më shumë se 40 për qind e popullsisë. Rënia e numrit të rasteve të reja të infektimeve, ka bërë që të bjerë edhe interesimi për t’u vaksinuar.

Kosova aktualisht ka shkallën më të ulët të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në rajon, por vazhdon të mbajë kufizime të orarit të punës dhe të lëvizjes së qytetarëve.

Të hënën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja, sipas të cilave personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e vaksinimit të plotë, ose testet negative apo dëshminë që e kanë kaluar koronavirusin. Me masat e reja në fuqi qytetarët nuk do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa dëshmi të vaksinimit të plotë.

Autoritetet thonë se këto masa kufizuese janë të domosdoshme pasi që përhapja e variantin Omicron në vendet evropiane i shton mundësitë që në javët në vijim ai të jetë i pranishëm edhe në Kosovë meqë me afrimin e festave të fundvitit, rritet edhe numri i udhëtimeve.

Masat janë kundërshtuar nga nga shoqata e gastronomëve të Kosovës të cilët kanë kërkuar heqjen e tyre gjatë tri javëve të ardhshme për klubet dhe restorantet për të shfrytëzuar festat e fundvitit, kur një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, kthehen në vendlindje. Me masat aktuale ndalohet veprimtaria e klubeve dhe sallave për dasma.

Të mërkurën në Kosovë u shënuan dhjetë raste të reja të infektimeve. Që nga një dhjetori janë regjistruar gjithsej 66 raste të reja ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ka dërguar më shumë se 30 mostra jashtë vendit për të verifikuar variantet e koronavirusit që aktualisht janë të pranishëm në Kosovë.

M.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përçarja e PD mes Berishës dhe Bashës, mendoni se garanton fitoren e PS në 6 bashkitë?



×

Lajmi i fundit

John

Mbyllja e shkollave për 3 ditë, reagon PD: Dështim në sistemin e ngrohjes, vendimet gjysmake të Ministres së Arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptarë