Kosova mund të përballet me masa nëse tensionet vazhdojnë! Kurti e Sveçla, mund të shpallen ‘non grata’ nga BE-SHBA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të përballet me sanksionet amerikane nëse nuk përmbush detyrimet dhe të shtensionojë situatën në veri të vendit. Mediat kanë publikuar një document ku thuhet se masat e SHBA dhe të komunitetit transatlantik mund të aplikohen për Kosovën në rast se qeveria refuzon planin e propozuar nga BE për të normalizuar situatën në komunat me shumicë serbe, që lidhen me largimin e policisë speciale të kosovës, krijimin e asocacionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve aty.   

Masat do aplikohen në dy faza, ku në fazën e parë parashkohet ngrirja e fondeve nga BE-ja, ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave, ngrirja e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ngrirja e fondeve amerikane si dhe Ngrirja e programeve për FSK-në.

Por në një fazë të dytë parashikohen masa të tjera siç është qëndrimi pasiv ndaj fushatës serbe për çnjohjen e Kosovës, riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare, reduktim serioz i kontingjentit amerikan si dhe përjashtimi i Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare. riorganizimi i KFOR në pjesën veriore të Kosovës, ku kontingjenti i fundit prej rreth 000 trupash të reha do të aktivizohet brenda rolit të vetë të Rezolutës 1244 dhe do të marrë në dorë kontrollin e plotë në veriu të Kosovës, duke e kthyer gjendjen në një kohë të para vitit 2004, ku Kosova praktikisht nuk do kontrollojë asgjë në atë pjesë.

Përpos sanskioneve që do penalizojnë Kosovën, pashikohen sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti nëse situata në terren degradon më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen non grata të tij dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

“Komuniteti ndëratlantik ka një nevojë jetësore për të mos lejuar një krizë pas linjave të kontaktit me Rusinë… me bindjen se problemet do të dilnin nga ana e Serbisë, pas planit franko-gjerman, si pala më kokëfortë dhe jokonstruktive në dialog. askush nuk e priste që do të ishte qeveria e Kosovës, ajo që me veprimet e saj, do të nxiste pasigurinë dhe do të ushqente konflikte dhe kriza”, thuhet në document. Dokumenti thekson se komunitetit ndërkombëtar i ka mbaruar durimi dhe kërkon “një përgjigje të qartë nga qeveria e Kosovës: është apo jo partnere e komunitetit ndëratlantik?” Të qenit partner nënkupton përmbushje të pakushtëzuar të të gjitha detyrimeve dhe “dështimi për ta bërë këtë nënkupton pasoja” sipas tekstit.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 07/06/2023 20:56

    dakort se keni ne dore karroten e hurin por pasi te shpallni nongrata ministrin e propagandes se milloshevicit se Serbia po tall menderet me perendimin 30 vjet... perse e poshteroni kosoven or miq, lereni te beje shtet, merruni me vucicin se rusia nuk do ja bente serbise kete qe po I beni kosoves... pasivitet ndaj cnjohjeve! me mire kerkojuni falje serbeve per bombat e NATOs dhe fund me nder se ta ndihmosh kosoven ne lufte e japesh ne paqe sikur mban ere. po Asocacionin nga e kemi dhurate?, perendimi nuk duhej ta lejonte fare si ceshtje qe ne fillim, Ku eshte largpamesia e europes? Serbia e humbur se e humber eshte per perendimin se eshte vellai Vogel rusise por perendimi mund te humbe kosoven e ndoshta me tej edhe tek shqiptaret ne rajon qe do ndjehen te zhgenjyer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv