Kosova ‘nën valën’ e variantit delta! 14 humbje jete dhe 368 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosova ‘nën valën’ e variantit delta! 14 humbje jete dhe 368 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Në një kohë kur rajoni po përballet me një valë të re të COVID-19, vendet po bëjnë përpjekje maksimale për mbajtjen nën kontroll të situatës, përmes procesit të vaksinimit dhe masave.

Me gjithë përpjekjet intensive të Kosovës, numri i infektimeve dhe viktimave nga virusi vijon të mbetet i lartë.

Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19, 14 persona, ndërsa janë raportuar pozitivë 368 qytetarë.

Procesi i vaksinimit, është relativisht ndër më të ngadaltit në rajon, ku deri më tani kanë marrë dy dozat e vaksinës 399.341 qytetarë.

Numri total i viktimave nga COVID-19 ka shkruar 2,859, ndërkohë që ai i të shëruarve është 158,396 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje

FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje