'Kosova nuk ia ka borxh asnjë revolucionari', Vetëvendosja i përgjigjet 'thumbit' të Ramës: Sot foli si doganieri i Serbisë

'Kosova nuk ia ka borxh asnjë revolucionari', Vetëvendosja i përgjigjet 'thumbit' të Ramës: Sot foli si doganieri i Serbisë

Albin Kurti dhe Edi Rama

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri kryeministri Edi Rama komentoi marrëveshjen që u arrit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, konkretisht për mundësinë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në detin Adriatik, ku më pas thumboi edhe Albin Kurtin i cili është shprehur më parë se nga kjo marrëveshje përfiton Serbia.

Vetëvendosja përmes një deklaratë për shtyp i ka kthyer përgjigje Ramës, duke e quajtur një doganier të Serbisë.

"Rama, doganieri i Serbisë. Edi Rama na tregoi sot se si Shqipëria do fitojë nga përdorimi i Portit të Durrësit prej Serbisë, dhe se si, sipas tij, këtë e di çdo ekonomist. Në fakt çdo ekonomist me dy pare mend e di që buxheti i shtetit dhe mirëqenia rriten kur rritet prodhimi e punësimi i një vendi.

Çdo ekonomist e ka të qartë se Serbia ka ekonominë më të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, dhe se Shqipëria ka aktualisht një bilanc tregtar negativ me Serbinë. Çdo ekonomist e kupton se me hapjen totale të tregut shqiptar ndaj Serbisë ky bilanc negativ do përkeqësohet përmes vërshimit të mallrave serbe në tregun shqiptar, duke goditur sektorët e prodhimit dhe punësimin", thuhet më deklaratë.

Duke hedhur poshtë deklaratat se me shndërrimin të portit të Durrësit në një pikë doganore të përbashkë do përfitojnë të dyja vender, vetëvendosje shkruan se Rama sipas saj nuk foli sot si ekonomist por si doganier.

"Çdo ekonomist e di se Porti i Durrësit në funksion të Serbisë vetëm sa e lehtëson ekspansionin dhe dominimin ekonomik të Serbisë në Kosovë e Shqipëri. Çdo ekonomist e kupton se të ardhurat që do nxjerrë dogana e Portit të Durrësit nga mallrat e Serbisë do jenë kosto që do i faturohet në fund shqiptarëve që do u shkatërrohet potenciali prodhues e punësimi. Mirëpo Rama nuk foli sot si ekonomist por si doganier. Rama foli sot si doganier i Serbisë", përmbyllet në deklaratën e Vetëvendosjes.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Aga: 04/10/2020 23:03

    Albin Kurti është Kryeminister legjitim i Republikes të Kosoves. I zgjedhur nga votuesit ne mënyrë demokratike. Horrat për përfitime personale - private- e rrëzuan ne mënyr ILEGALE. Të gjitha parashikimet e tij kan dalur, per fatin e keq te Kosoves, te sakta. Por mos harroni, ai do te vij edhe më i fuqishëm: e rrëzuan për tu ngritur edhe më lartë.

    Përgjigju
  • LORA: 03/10/2020 09:57

    Vetvendosjes i ka dale me kohe kallaji. Rendesi ka qe ajo nuk e percakton dot me rrugetimin europianizues te Kosoves. Tani le te shkojne , te ulen ne bythe e te kuisin tek Gjiri i Lalzit. Tung.

    Përgjigju
    • Roger: 04/10/2020 18:04

      Po qenke një v.k klasik injorant, bot i paguar politik që asnjëherë nuk kundërshtojnë me fakte po thjeshtë ofendime dhe spifje. Ky mentalitet servilësh duhet zhdukur nga mendjet shqiptare nëse duam krenari dhe zhvillim

  • skendo: 03/10/2020 07:44

    me kte lloj zhvillimi mendorte ketyre trevave primitive ne shekuj cdo veprim eshte i denje per ta

    Përgjigju
  • shabani: 03/10/2020 07:42

    mjaft me <<patriotizmin>> tuaj ruso serb o te zgerlaqurit e vv se...ju ini armiqte e kombit bashk me opoziten e zgerlaqur rugore te shqiperis...te fala aladinit {albinit} ,,burit te madh te shqiptaris ....pffffffff.......

    Përgjigju
  • Endri: 03/10/2020 07:14

    Prandaj nuk behen shqiptaret. Kjo VV duhet te financohet nga serbi patjeter

    Përgjigju
    • Lomi: 03/10/2020 10:26

      ik o mole

  • Kosovar: 03/10/2020 01:42

    Po te futesh hundet ne punet e tjetrit dhe te marresh neper kembe detyrimet qe ke ndaj popullit tend kete pergjigje do presesh

    Përgjigju
    • Besim Qamili: 04/10/2020 23:55

      te ju vij turp qe hani mbeturina e perdorni ate fjalore te dobet e vullgar ndaj te madhit Albin Kurtit Po si Albinin shqiptria sdo ket edhe nje per 100 vite o temjere Albini eshte gjeniu i kombit o te pa tru Qfar po ben Edi e Hashimi Rroftë populli e rrofte Albini me mua E ju te tjeret na rrofshi neve

    • tosun baci: 03/10/2020 10:03

      piji lengun udheheqesit te madh te shqiptaris saliut te dyt mik i shtrenjt i milos aladin kurtit .....

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet