'Në kohën e luftës i pritëm si vëllezër, tani s'na lënë as për vdekje'! Kosova s'na pranon pa tampon! Irritim në doganë, policia fut dy shqiptarë në qeli

TIRANE-Edhe sot, në ditën e dytë që Shqipëria rihapi kufijtë tokësore, asnjë qytetar shqiptar nuk mund të futet në Kosovë nëse nuk ka bërë tamponin, jo më vonë se 4 ditët e fundit. E ndërsa në palën shqiptare kalohet normalisht, pasi kërkohet vetëm matja e temperaturës, shqiptarët nuk kalojnë dot në Kosovë pa tamponin duke shkaktuar indinjatë.

Situata është tensionuar në doganën e Morinit dhe dy qytetarë shqiptarë janë shoqëruar nga policia kufitare e Prizrenit në paraburgim, ku do të qëndrojnë për 48 orë deri kur të dalin para gjykatës. Shqiptarët janë shoqëruar, pasi kundërshtuan me forcë policinë duke debatuar lidhur me masat në kufi për ndalimin e kalimit. Përballë kësaj situate, policia e Kosovës i ka shoqëruar.
1591100544_kukes.jpg

Shoqërimi i dy shqiptarëve në paraburgim

Në prononcimet e tyre për Report Tv, qytetarët janë shprehur se nuk po lejohen që të kalojë as për raste vdekje. "Më ka kthyer dy herë, kërkojnë tampon, më thotë bën 30 euro, por nuk ka ku e merr shteti, por unë vij nga Tirana, meqënë ma kishte bërë shteti. Unë nuk kam asnjë problem, për një raport mjekësor po shkoj ta marr, por jo tamponi. Çfarë lidhje ka tamponi, po ai që vjen nga Kosova se nuk e bën? Nëse është e mundur, pse nuk e le këtu dhe ta bëjmë këtu për daljen dhe për hyrjen" tha një qytetar.

Një tjetër theksoi se "Na kërkojnë test COVID-i. Do të kthehemi, te greku na lejojnë këtu jo, llogarite tani, doganat tona, çfarë bëhet kështu??!!!!".

"Ne punojmë në Kosovë në Prishtinë, jemi bllokuar tani. Tani e morëm vesh se duhet testi, nuk dinim gjë. Sot na thanë lejohet, por doli e kundërta" tha një tjetër.

Edhe për raste vdekje kufiri është bllokuar pa plotësuar kushtin e tamponit. "Nuk po na lejojnë, kemi dy raste vdekje, djali dhe vajza e dajës, erdhëm nga Tirana 3 makina, por nuk na lejojnë kërkojnë tamponin. Na thanë po presim urdhër tjetër.

Ndërkohë që ne shqiptarët në kohën e luftës së Kosovës, i gjithë Kukësi u ngrit në këmbë erdhi në Morinë me pritur vëllezërit kosovarë, ne na ndalojnë. Kjo nuk duhet të ishte bërë nga Kosova, duhet të na lejonin sidomos për rast vdekje. Kufoma besoj se do të lejohet që  të kalojë nga këtu, pasi ka ardhur nga Franca" tha një qytetare.

"Nuk e di, populli nuk di gjë, nuk e di se cfarë bëjnë qeveritarët. Kosovarët hyjnë dhe dalin, ne jo, cfarë bëhet kështu. Shteti duhet të marrë masa. Kufoma vjen nga Franca do të kalojë nga këtu, po na lanë. Jemi në doganë prej orës 02:00 të natës".

Dje pas reagimeve të shumta u hoq taksa e dezinfektimit 22 euro për kamionët, por për qytetarët vijon që të jetë në fuqi tamponi, teksa kryeministri në detyrë Albin Kurti tha mbrëmë në Report Tv se karantina është hequr, por tamponi jo. Pra kusht për të kaluar në Kosovë është tamponi. 

"Ne e kemi mbyllur karantinimin në fundjavën që lamë pas. Ajo çfarë bëjmë ne është që qytetarët që vijnë në Kosovë i kërkojmë që të tregojnë lejë qëndrimi, i matim temperaturën  e tyre, marrim të dhënat dhe nëse kanë bërë testin 4 ditët e fundit kalojnë pa asnjë problem.

Po mundohemi të bëjmë edhe zbutje shtesë. Por nuk mund të sillemi në një situatë normale. Nuk duhet të lejojmë rikthimin e pandemisë", u shpreh Albin Kurti. 

d.ba./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Banori Kukesit: 02/06/2020 18:48

    Albin Kurti eshte kelyshi serbise. Turp

    Përgjigju
    • Shaqa: 03/06/2020 15:00

      Kur nuk je në rrethana është vështir te thuhet

    • Tahiri: 03/06/2020 06:45

      Kurti asht pas te madhit ton Rugova , asht si nje got kristali , e do popullin shqiptar kudo qe jan edo vendin e vet . Nuk e don rrenen dhe vjedhjen . Si thash ma par Kosova ka tash nje njeri qe i duhet popullit ....

  • Klodi: 02/06/2020 17:53

    Sjelljet e politikaneve s'duhet te percajne rrespektin miqesine dashamiresine mes shqiptareve. Cdo kush paguan per gabimet e tij. Ne duhet te tregohemi me te pjekur se politika, ajo shkon e vjen njerzit mbeten.

    Përgjigju
  • Mania: 02/06/2020 15:33

    Aladini (albini)esht i semur psiqik mbeti si peshku pa uj tani dhe do ta ndez me ne hahaha ik ore shoku i sali kriminelit iken ato koh mjer ti per ment qe ke

    Përgjigju
  • Seldi: 02/06/2020 14:56

    Do doja ti them komentuesit Jago qe vertet ka njerez te flliqur qe kan perfitu me kosovaret gjat luftes por nuk jan shumica.Pasi shumica e shqiptarve te ndershem i kan hap dyert e shtepive edhe pse te varfer.Njerez te mir e te kqi ka kudo por te miret jan shumica dhe nuk duhen mohuar ndihma me zemer qe i kan dhen kosovareve.Nuk duhet te jen qeverite e taksat qe te na ndajn pasi populli nuk eshte qeveria.Gjithmon populli duhet te bashkpunoj.Jo patriotizem bosh por krenar qe jemi shqiptar.Duhet te jet populli qe te ngrihet e tu kujtoj qeverive se jemi nje komb.Nese Kosova apo Shqiperia mbyll kufirin apo ve kushte perfiton gjithmon Serbia.

    Përgjigju
    • Juda: 04/06/2020 02:24

      Seldi ai komenti Jagos i drejtohet pikerisht atyre qe jane shume larg teje ne botekuptim dhe patriotizem, te pakten me te shkruar.Serbia ska cperfiton me shume se kaq kur shqiptaret jetojne ne 4 shtete dhe urrehen me njeri tjetrin si me qene femijet e Edipit.

    • Ruzhdi Jakupi: 03/06/2020 12:02

      Seldi te lumt edhe un jam i të njejtit mendim, por me vjen turp kur lexoj disa komente ne jemi vllezër edhe pse jetojm te shperndar gjith andej, dhe gjithmon do te kemi nevoj pernjeri tjetrin ..

  • Jago: 02/06/2020 12:23

    Po pra bythzinj shqiperie taksat jua merni nje me nje kosovareve ju sa here hyjne ne shqiperi dhe mos genjeni veten se keni ndihmuar njeri se dhe miellin e ndihmave jua keni shitur me leke gjate luftes.Turi kush ta vuri diten qe kosova do kete nevoje per ju do jete mbase dita e fundit mbi toke per ta se juve ne shqiperi edhe dreqit si duheni.Ato prape jane budalle qe vine ju japin leke gjithe veres e sju lejne me vdek per buke keni dhe ftyre me fole.

    Përgjigju
    • Niki: 03/06/2020 07:56

      Bravo, shume koment i qelluar.Une vetem nje here kam qene per pushime 2 dite ne Velipoj,dhe kjo kurrrrr nuk do te ndodhe.Tmerr

    • Get: 02/06/2020 19:36

      June first, ta shpjegoj une moj kosovare e kamufluar. Kosovaret jane pjelle turku dhe jane inferiore karshi nesh. Jane te piset ne fytyre dhe shpirt dhe gjithe Europa eshte raciste karshi tyre. Shiko si i ka mbyllur si bageti.

    • Loku: 02/06/2020 19:20

      Po ju kosovaret magjype jeni. Pere kete arsye nuk ju do askush. Te vetmit qe jeni te izoluar si kafshe nga Europa. Ju jeni pjelle turko-arabe, kjo eshte arsyeja. Ju duhet te degdiseni ne Anadoll dhe zgjidhet memjehere problemi i Ballkanit

    • Kristin: 02/06/2020 15:54

      Serbi i keq. U be b*tha juaj te vjelli mllef per shqiperin ju ka nxjerr lufta neper europ e keni mbet andej gjysma te pashkolluar.

    • Taipi: 02/06/2020 15:27

      Vetem kosovar ose shqiptar nuk je ti me keto fjal turp ne i kemi mbajtur sivellezer kur ushim ne dit hallit per vete se ashtu na beri sali krimineli perseri turp serb ptuuu

    • alo alo: 02/06/2020 14:57

      O Jago çfarë je ? Turk, grek, sllav ? Duhet ta duash shumë Shqipërinë dhe shqiptarët që i paske mësuar dhe gjuhën, është e bukur si gjuhë, e vështirë por e bukur. Apo e ke mësuar vetëm që të hiqesh si shqiptar që shan shqiptarët ? Vetëm njerëzit e vegjël shpirtërisht e bejnë këtë. Sa për temën, mos u merakos shumë se ngelemi pa bukë po nuk erdhën disa turistë. Kemi mijëra vite këtu, kemi kaluar luftra, pushtime, diktatura, shtypje, përdhosje e 100 të zeza dhe prapë këtu jemi. Se lojën e kujt luan Albin Kurti, do vijë koha dhe do e shikojmë. Taksa e rrugës është për mirëmbajtjen e saj, kush e përdor do e paguajë, ashtu siç paguhen në të gjithë Europën. Sa për miellin që i paskemi shitur në kohën e luftës, nuk ke gojë ti të flasësh se ti atë kohë nëse e ke jetuar, e ke jetuar në ndonjë krevat të ngrohtë me dyshek me pupla. Ktheje gishtin nga vetja dhe bëji pyetjen, a do i hapje derën e shtëpisë tënde,8 të panjohurve dhe të ndaje me ta çdo gjë që kishe ??

    • Brezi i djegur: 02/06/2020 14:50

      Pis mosmirenjohes, turp a ke o bukeshkale? Kemi ndare capen e bukes me kosoven, po Shqipria po vdiste nga uria ne 98 dhe nuk ngeli shqiptar pa ju hap deren. Po mos te ishte Shqipria as emri skishte per ti ngel Kosoves, ke kujton se ka frike serbi?? Ytttt hajn

    • June first: 02/06/2020 14:09

      Une nje gje nuk kuptoj nga kosovarët, janë njerez me humaniste, me te mire se sa shqiptaret e Shqiperise ne shume drejtime ....por ky racizem per shqiptaret e Shqiperise perse kaq i theksuar? Ne cdo tematike qe diskutohet, ne cdo vend lexon komente raciste te shkruara nga shqiptaret e kosoves. Perse ky racizem?

  • Tani: 02/06/2020 12:20

    Gjarperit i duhet shtypur koka,,ndryshe te kafshon..

    Përgjigju
    • Kosa: 02/06/2020 19:32

      Kosovaret jane mbetje gjenetike, nje zot e di nga kane dale. Surrogat otoman patjeter, duken nga surrati dhe zakonet. Pse eshte kaq e veshtire ta kuptoje gjithekush ketu se keta duhen shtypur?

  • MIRDITOR: 02/06/2020 11:42

    KOSOVA KA BERE SHUME MIRE, SEPSE JU QE FLISNI MUND TE KENI VIRUSIN

    Përgjigju
    • Lahuta e Malsis: 03/06/2020 08:32

      O MIRDITOR, O IDIOT! TI E KE CORONA VIRUS ASKUND NË TRUPIN TËND VEÇSE NË TRU.

  • Turi: 02/06/2020 11:35

    Te veproje shteti jone si ata mos ti toleroje dhe shohim pastaj cfare behet . Kosova ka nevoje per ne dhe jo e kunderta

    Përgjigju
    • Luli: 03/06/2020 16:46

      KLipa, kosovaret dilnin ne Europe ato vite sepse i nxorri Tito. Shihi tani, trajtohen si funderrina te Europes. Kosova nuk ka ekonomi, eshte vend parazitash qe jetojne me parate qe vine nga Gjermania po nga familjet e tyre parazite qe jetojne atje me ndihme sociale. Gjithcka qe eshte ndertuar 21 vitet e fundit ne Kosove eshte ndihme e komunitetit nderkombetar, pa parate e atyre Kosova nuk do kishte ekzistuar as si koncept. Ju jeni thjesht njerez te trashe, pashkolle dhe ziliqar. Dhe keto jane anet me te bukura te karakterit tuaj..

    • Kastriot Lipa: 03/06/2020 16:00

      Hahahaha, ne cilin planet jetoni ju, per qka kosova ka nevojê per ju, me duket qe ju i keni ngatrruar gjerat,zotri kosova me te gjitha ato barrijera qe ka, prap se prap, po te krahasosh me shqiperin, eshte vite para, se paku 50 vite. Edhe diqka, kur kosovaret kan vizituar PARISIN DHE BERLININ,ju ndoshta as tiranen nuk keni pasur mundesi ta vizitoni.

    • Truri: 03/06/2020 12:37

      Albin kurti edhe Pik.

    • ruzhdi: 03/06/2020 11:52

      Un mendoj se se dy palet kemi nevoj per njeri tjetrin,te perqar çdo armik e ka ne te leht ju lutem motra dhe vlezer shqiptar nga dy anet mos fyeni mos nençmoni njeri-thetrin kjo nuk na ka hije ne si Komb ju falimenderit..

  • ceco: 02/06/2020 11:31

    Se jane pak me shume shtet se kjo republika jone karagjoze ky hyn e del si han pa porta.

    Përgjigju
    • Yyyy: 02/06/2020 17:37

      O jago po ti cfare lloji plere je?



×

Lajmi i fundit

John

FOTOLAJM/ Përfundon shpërthimi i predhave nga FA në ishullin e Sazanit