Kosova regjistroi sot 1 viktimë dhe 62 raste të reja Covid! 5 viktima në Maqedoninë e Veriut

Kosova regjistroi sot 1 viktimë dhe 62 raste të reja Covid! 5 viktima në Maqedoninë e Veriut

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar sot për 62 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 528 mostrave.

Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar gjithashtu edhe një viktimë, duke e çuar në 616 numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar sot për 85 persona që kanë mposhtur virusin, kurse raste aktive janë edhe 1,754.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,270 të prekur me sëmundjen COVID-19.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 81 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 33080 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 744.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sot raportoi për 5 pacientë të vdekur dhe 183 të infektuar me koronavirusin, në harkun e 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 710

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë diagnostikuar me Covid gjithsej 17 050 persona.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e djeshme për shtyp tha se “po shqyrtojmë disa masa të reja që mund të vendosen si psh detyrimin për mbajtjen e maskave edhe në ambiente të hapura, kufizimin e numri të personave në objekte hoteliere, kufizimi i grupimeve të njerëzve në përgjithësi si dhe zvogëlimi i kapaciteteve në transportin publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet