Kosova regjistron në një javë rreth 700 raste të reja Covid (VIDEO)

Në një javë Kosova ka regjistruar rreth 700 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, gjë e cila ka bërë që numri i përgjthshëm i të prekurve të rritet në 2169

Kryeqyteti Prishtinë ka numrin më të lartë të rasteve të reja.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, rritja e rasteve të reja ka ardhur pas lirimit të masave.

Sipas infektologëve, këto dy javë gjendja është rënduar shumë, dhe jo vetëm si pasojë e heqjes së masave të izolimit por edhe sepse rreth 1000 të testuarit pozitiv me simptoma të lehta dhe të moderuara që ndodhen në kushte shtëpie, nuk respektojnë karantinën.

Rritja e rasteve të reja ka rritur edhe fluksin e pacienteve në  spitalin infektiv, i cili pothuajse i ka ezauruar kapacitetet

Sipas specialistëve , kjo situatë po kërcënon shëndetin publik në vend pasi koronavirusi është përhapur në të gjitha institucionet dhe bizneset

Infektologët i kanë bërë thirrje qeverisë të shtojë kapacitetet vëzhguese për zbatimin e masave mbrojtëse, siç është detyrimi për të mbajtur maskë në vendet publike, si edhe  për mbikqyrjen e personave të prekur nga Covid dhe kontaktet e ngushta të tyre. Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me Covid-19. Prej tyre, 37 pacientë kanë vdekur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët