Kosova shfuqizon masat e reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosura nga qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar.

“Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut. Por ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shansë dialogut, por theksoi se nuk mund të japë një datë të saktë se për sa kohë ky vendim do të mbetet në fuqi.

Kryeministri Hoti tha se për vendimin për shfuqizimin e masave të reciprocitetit është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë. Ai tha se gjatë takimit që ka pasur të premten me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka marrë zotimin se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë që Serbia po ashtu të heqë pengesat për dialog, siç është fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Kemi një dakordim me miqtë tanë ndërkombëtarë që presioni i tyre do të jetë edhe karshi Serbisë, që edhe ata të heqin pengesat për dialog dhe pasi të heqin ato pengesa për dialog, ne do të ulemi në tavolinën e bisedimeve”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti tha se ai është i gatshëm që menjëherë sapo Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve, të rinisë dialogun me ta, dhe potencoi se procesin e dialogut do ta udhëheqë ai dhe jo presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Jemi të gatshëm që të ulemi menjëherë në tavolinën e dialogut. Kryeministri i vendit, në bazë të kompetencave kushtetuese, e udhëheqë dialogun. Edhe po të doja unë, nuk mund t’i transferoj kompetencat e mija kushtetuese, as te presidenti e as te askush tjetër. Unë nuk dua dhe nuk do t’i transferoj ato kompetenca”, tha Hoti gjatë konferencës për media pas mbledhjes së qeverisë.

Qeveria e kaluar e Kosovës kishte hequr taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, dhe kishte vendosur masën e reciprocitetit ndaj produkteve nga Serbia.

Ky vendim nuk ishte mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pasi reciprociteti u pa si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Presidenti Vuçiç: Shfuqizimi i reciprocitetit, vendim i mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është ide e mirë heqja e të gjitha pengesave tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky reagim i presidentit serb, vjen pak kohë pasi Qeveria e Kosovës votoi për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, që ishin vendosur më 1 prill.

“(Presidenti i Kosovës, Hashim) Thaçi e bëri këtë sepse donte të thoshte ‘nuk më intereson BE-ja, më intereson vetëm SHBA-ja’. Ne nuk jemi në të njëjtin pozicion. Ne mendojmë se (Kosova) është fëmija i tyre (SHBA-së). Nga ana tjetër, është një ide e mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë thjesht dua të theksoj se ne nuk jemi në të njëjtin pozicion”, tha Vuçiq gjatë një interviste dhënë sot për televizionin serb, Prva.

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti tha se shfuqizimi i vendimit për masat e reciprocitetit, është bërë për t’i hequr të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut.

Por, ai kërkoi që edhe Serbia të heqë pengesat, siç është fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht taksa 100 për qind e vendosur në fund të vitit 2018 dhe më pas reciprociteti i vendosur ndaj Serbisë në prill të këtij viti, janë parë si pengesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur u vendos taksa 100 për qind. Beogradi ka kërkuar heqjen e të gjitha pengesave, në këmbim të kthimit në tavolinën e bisedimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/06/2020 02:57

    O.K.me dialogun Serbi-Kosove,por kujdes !U.S.A.po drejton edhe dialogun mes Izdraelit e Palestines prej shume dekadash,e ku ka cuar ky dialog pa fund?Asnjeri prej tyre nuk njeh shtetin tjeter.Pra kujdes mos u beni nje /LINDJE E MESME/ tjeter ne mes te Ballkanit.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 06/06/2020 12:42

    Mjafte me! per inat te vellait, e per hater te shkaut!Ku na qone kjo perplasje e shemti e percarjes deri ne mosdurim.Ngadal burra,se voten ua kemi dhene,mereni kete per leksion, respektojeni popullin per mesues me te mire,populli mund t'ju duroje per nje kohe,ashtu sic edhe mund ta mashtroni-luani popull,vetem per nje kohe.Por,jo gjithmone,jo perhere!Nuk mund ta mashtroni edhe pse mashtrimi I popullit,eshte turp deri ne tradheti.

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/06/2020 12:21

    Bravo shqipëfolës e futet rusin dhe serbin në Kosovë pa luft !!! TRADHËTARËT E KOMBIT HASHIMI- RAMA - ISA -RAMUSHI -....!!!

    Përgjigju
    • Aqif Kopertoni: 06/06/2020 13:50

      Flisni per tradheti ju legenat e Vv.Po ku ka me tradhëtar se ju qe e izoluat Kosoven politikisht dhe gjeopolitikisht.Lere ate po i vut kufizime dhe taksa vëllezërve tuaj vetem per inat te Edi Ramës.

    • Hasan Pordha: 06/06/2020 13:17

      O Arber ne Kosove e futen por pritni Putinin Erdoganin dhe Vucicin tja mesyjne krejt shqiptarise. Prandaj te jemi nje e te bashkuar rreth aleateve tane SHBA dhe BE.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet