Çelja e negociatave/ Meta: Shqipëria nuk i ka bërë 'detyrat e shtëpisë', nuk zgjidhet çdo gjë me lobingje

Çelja e negociatave/ Meta: Shqipëria nuk i ka bërë 'detyrat e shtëpisë', nuk zgjidhet çdo gjë me lobingje

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur se Shqipëria nuk do të marrë një "PO" më 18 tetor nga BE-ja, pasi sipas tij nuk i ka bërë "detyrat e shtëpisë". Kreu i shtetit ka kritikuar qeverinë sa i përket rrugës së zgjedhur për të marrë mbështetje nga vendet e BE-së, duke theksuar se në një kohë kur asnjë nuk mban përgjegjësi, jo çdo gjë mund të zgjidhet me lobingje.

Për Metën, eurospekticizmi nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë në vendimin që do të merret në tetor, ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Edi Rama dhe për këtë solli shembullin e liberalizimit të viza. Meta tha se Europa liberalizoi vizat me Shqipërisë sepse ishin përmbushur të gjitha detyrat në kohë rekord, por situata nuk paraqitet e njëjtë me kushtet  që tashmë ka vendosur BE-ja për integrimin e Europë.

Ai u ndal të fliste për zgjedhjet e 30 qershorit, ku ripërsëriti argumentet e tij se përse i kishte anuluar këto zgjedhje, teksa solli në vëmendje shembullin në Kosovë. Ai ka vlerësuar maksimalisht procesin zgjedhor në Kosovë, madje e ka krahasuar atë edhe me Danimarkën dhe sipas tij e gjitha është meritë e sistemit zgjedhor, sepse aty vendos populli, e në Shqipëri partia.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
Meta hedh akuza të rënda: Forca të jashtme përdorin forca të brendshme, që Shqipëria të jetë një rast i dështuar

Gjatë një bashkëbisedimi me student, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se "forca të jashtme që mbështesin forca të brendshme në Shqipëria duan që vendi ynë të jetë një rast i dështuar". Ai nuk ka dhënë shumë detaje se cilët kanë këto forca të jashtme apo të brendshme, por tha se një situatë e tillë ku ndodhet vendi në aspektin politik e tregon Shqipërinë si "çuna problematik", term ky i përmendur nga ish-ministri Damian Gjiknuri në përgjimet "Bild".

“Unë i kam thënë nuk jam në punë, siç ai më kërcënoi mua, unë jam në mision në kuptimin që e di përgjegjësinë që kam që t’i shërbej vendit për të mos shkuar atje ku shtyhet nga forca jo miqësore të jashtme që përdorin forca të brendshme në mënyrë që Shqipëria të jetë një rast i dështuar.

Në vend që të ishte shembull, frymëzim për Kosovën, shqiptarët në rajon. Të jesh në mënyrë që demokracia funksionon, ka unitet kombëtar, ndërsa një politikë e tillë konfrontuese e vazhdueshme vetëm se na defaktorizon dhe na paraqet si çuna problematik siç nuk duhet të jemi”, tha Meta.

Ora 19:24
Çelja e negociatave/ Meta: Shqipëria nuk i ka bërë 'detyrat e shtëpisë'

Presidenti Ilir Meta shprehet skeptik se Shqipëria do të marrë një vendim pozitiv në 18 tetor, ditë kur do të merret vendimi për çeljen ose jo të negociatave. Sipas tij, Shqipëria nuk i ka bërë "detyrat e shtëpisë", teksa ka kritikuar qeverinë Shqiptare se kanë zgjedhur një teknikë të gabuar për të marrë një "po" nga vendet e BE-së. Meta tha se jo çdo gjë mund të zgjidhet me lobingje, në një kohë kur nuk i ka plotësuar kushtet e vendosur nga parlamenti Gjerman.

"Dikush mund të thotë se; Pse na i vënë këto kushte Bundestagu? Ata kanë 3 vite që na i thonë këto gjëra. Europa ka disa standarde. Ka kritike politike, institucionale. Ne i kemi ditur këto gjëra, i ka ditur dhe kryeministri, i kam ditur edhe unë. Interesi politik afatshkurtër ka dominuar mbi një interes më të madh të shtetit. Interes i gabuar që disa gjëra mund të zgjidhen me lobingje. Jo gjithçka zgjidhet me lobingje. Eurospekticizmi nuk është ndihmues. Sa ka kohë kanë ata të Bundestagut çështjen e hetimit të dosjeve të zgjedhjeve? Sa herë! Çështja e zgjedhjeve është themelore. Ne këtë problem kemi, si i interpretojmë. Shqipëria ka një problem, ka një lidership që nuk do të mbajë përgjegjësi. Nuk jemi në rregull me detyrat e shtëpisë. Vit pas viti janë mbartur nga viti në vit dhe ne i kemi shtyrë këto detyrime. Do të futësh hundët tek drejtësia. Do të bësh atë, do të bësh këtë, kjo nuk është rruga dhe humbet besimin që ata të shohin si partner të besueshëm e serioz”, u shpreh Meta.

 

Ora 19:22
Çdekretimi i 30 qershorit, Meta: Doja të evitoja vrasjet si në 21 janar

Presidenti Ilir Meta është rikthyer tek vendimi i tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas së cilit mori një vendim të tillë për të parandaluar një përplasje të mundshme civile, e cila sipas tij, mund të përshkallëzohej dhe të përsëritej një 21 janar të dytë.

"Nuk do ndalojë Komisionin e Venecias që të çmendet, jam i gatshëm t'i nënshtrohem çdo kontrolli mjekësor nëse mendoni se përdor doping. Unë jam shumë i qartë, Kushtetuta e Shqipërisë të drejtën ia jep Presidentit dhe askujt tjetër. Anulimi i zgjedhjeve nuk është një akt normal, se u konsultua presidenti me Partitë, por nga nëntori deri në 10 qershor, ju  dini që nuk ka qenë një situatë normale. Konfrontimi u evitua. Nuk do të kishte sot një vendim apo një shpresë se mund të merret një autorizim se do të merreshe një vendim për çeljen e negociatave. U detyrova që të zhdekretoja. E zhdekretova 30 qershorin për të parandaluar një përplasje të mundshme, që mund të përshkallëzohej më tej. Sepse në Shqipëri janë vrarë, duke filluar 2 prill i 1991 deri në 21 janar. Zgjedhjet kanë qenë antikushtetuese, të paligjshme se asnjë gjykatë nuk ke ka rrëzuar dekretin e presidentit. Gjykata Kushtetuese mund të caktojë nëse kam bërë shkelje ose jo, por nuk vendos për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit", tha Meta.

Ora 19:20
'Kosova si Danimarka', Meta: Meritë e sistemit zgjedhor, aty zgjedh populli, në Shqipëri partia

Presidenti Ilir Meta ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, ku dhe ka bërë një krahasim me situatën politike në Shqipëri. Sipas tij, është sistemi zgjedhor me lista të hapura ai që i jep mundësi qytetarëve që të zgjedhin midis shumë kandidatëve për deputetë, e ndërsa në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë.

"Zgjedhjet në Kosovë ishin si në Danimarkë. Lidershipi politik këtu e ka bërë të vështirë për shqiptarët jo se shqiptarët nuk duan zgjedhje të rregullta. Por në Kosovë kanë sistem elektoral me lista të hapura, pra voton edhe partinë por edhe kandidatin. Kryetari i Partisë mund të të mos preferojë dhe të lë në fund por të zgjedh populli. LDK-ja dëgjoi reagimin nga qytetarët dhe vendosi si kandidate për kryeministër Vjosa Osmanin e cila ishte e 87 në listën e kaluar por doli e dytë, pasi ishte kritike ndaj disa politikave dhe qytetarët e mbështetën.

Ka një meritë sistemi pasi i jep mundësi qytetarëve dhe i vendos partitë nën presion për të zgjedhur njerëzit e duhur. Këtu kushtetuta e 98’ u bë që mos përsëritej 1996- 1997 që solli një situatë kaosi dhe në vitin 2008 ajo që ndodhi me lista të mbyllura për të cilat ne nuk ishim gati. Ne nuk i kemi partitë ‘’demokratike’’ dhe nuk kemi kulturë të konsoliduar demokratike. Që atëherë partitë u mbyllën më shumë. Deputetët nuk bëjnë oponencë apo shprehin mendim personal pasi e dinë që vendi i tyre nuk varet nga reagimi qytetar por nga partia dhe pozicioni i tij si kandidat varet nga forca që ka partia në zonën përkatëse.

Në Kosovë për 5 raste fotografimi të votës Prokuroria dhe Policia  reagoi menjëherë në mënyrë të shpejtë. Haradinaj ka meritë që i hapi rrugë këtij ndryshimi pasi kishte bërë një koalicion të vështirë për të ecur përpara. Sa i përket dialogut Kosovë- Serbi, ne nuk na përket të ndërhyjmë pasi është cenim i sovranitetit të institucioneve të Kosovës dhe na mbetet vetëm ta mbështesim.

Nuk besoja se Vetëvendosja do ishte fituese edhe pse e dija se do ishte garë e fortë. Ka marrë një goditje të fortë në imazhin ndërkombëtar kur iu shkëput gjysma e grupit parlamentar siç ishte kryetari i Bashkisë Prishtinë. I mbijetoi një goditje të tillë dhe investimi për t’u ringritur është shumë i vështirë pasi ec kundër erës. Albin Kurti është njeri me potencial të madh politik", tha Meta.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 09/10/2019 10:41

    Shqiperia nuk ben perpara dhe nuk ben detyrat e shtepise me mesues si ju politikane maskarenje me ne krye ti dhe Sali Berisha. ju keni bere detyrat e shtepise tuaj persembari se detyrat e shqiperise i keni bere perdreq. Kjo ka qene puna e juaj tash 30 vite

    Përgjigju
  • demi: 09/10/2019 09:42

    Ne fakt Shqiperia do te jete gati kur kriminelet dhe hajdutet te jene ne burg dhe kjo duhet te filloi nga Like FLORIRI..... Ky eshte nr 1 dhe te tjeret dihen, Sali vrasesi Lulezime hajduti i rruges kombit etj etj nga te gjitha krahet majtes, djathtas drejt anash...

    Përgjigju
  • Like do ta hash: 09/10/2019 09:02

    Ke te drejte sepse ne vend qe te ishe ne burg je akoma president. Kjo eshte detyra e pare e shtepise qe duhet bere per ty dhe rracen tende politike.

    Përgjigju
  • Agron: 09/10/2019 01:51

    Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë një president të tillë

    Përgjigju
  • Kajmaku: 09/10/2019 01:40

    Ik o hajdut,,ik o njeri i peshtire,,ik se i je ngjitur edi rames si m mbas kepuces...ik o shtrigan..

    Përgjigju
  • Dada: 08/10/2019 23:52

    o zot sa i shemtuar qe je more idiot. te zente buka e shqiptareve hajdut.

    Përgjigju
  • KRIMINELI: 08/10/2019 22:01

    Shikoni o popull se kë keni President një hajdut fundërrin që del hapur kundra interesave të Shqipris. Çfar mjerimi për popullin e shum vuajtur Shqiptar.

    Përgjigju
  • durresi: 08/10/2019 21:57

    normal qe nk i ka bo, se nk te ka fut akoma ne burg ty qen koshash

    Përgjigju
  • Une: 08/10/2019 21:49

    Kesaj i thone edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin e mban lart. Duro edhe pak o i pafytyre se po te vjen dita

    Përgjigju
  • Ariu: 08/10/2019 21:43

    Po normale që si kemi detyrat se vajti të zgjodhi president ty PS o kokra....

    Përgjigju
  • populli: 08/10/2019 20:43

    Peshun e modh spo e kapin dot prandaj jemi kshu si jemi

    Përgjigju
  • Sillo: 08/10/2019 20:42

    Spiun i rusit, deshtak matuf halldup qe ke izoluar postin e presidentit pasi asnje perendimor nuk te takon se je super i korruptuar. Aljente si ai vepro

    Përgjigju
  • Fatos: 08/10/2019 20:37

    Hajdut, i korruptuar, antishqiptar,

    Përgjigju
  • Dordomusi: 08/10/2019 20:31

    Leri kritikat e terci verci lojra fjalesh se flet dhe je komod e ne nje fare menyre edhe i mbrojtur nga sh gjera nen strehen e presidences. Po ke b*th e je ai malcori qe thua dil edhe lere presidencen e bej opozitarin e vertet e trego sa te vlen lekura...sidomos tani qe partia jote mezi po te pret, po e verteta eshte qe ti po ruan mire bthen tende aty ku je!!!

    Përgjigju
  • Mamaje e mones: 08/10/2019 20:30

    Po . Maskara Po do vij dhe dita juaj e ndeshkimit

    Përgjigju
  • Ermes: 08/10/2019 19:57

    Po detyrat sjan ber te juajat te politiksnve o krye hajduti ke dhe fytyr dhe flet ti krye kazani ke cu florit ne londer pler

    Përgjigju
  • redi: 08/10/2019 19:55

    Ed Rama cfar presidenti na zgjodhe?

    Përgjigju
  • lorina: 08/10/2019 19:55

    Shikoni si jep mend Ilir FLORIRI. Ky eshte fatekeqesi kombetare, president hajdut dhe kriminel ky vend nuk ka pare ne historine 100 vjecare.

    Përgjigju
  • asl: 08/10/2019 19:41

    Po per kete je shume i sakte Liro qe sjane bere detyrat e shtepise.Detyrat e shtepise quhen te mbaruara kur ju"zoti"president te shkoni atje ku e meritoni,d.mth.atje ku u dhane 920.000$.

    Përgjigju
  • asl: 08/10/2019 19:38

    Po doje te evitoje vrasjet duhet te kishe denuar dhunen ndaj policise dhe prishjen e objekteve shteterore,karnaval e karnaval.

    Përgjigju
  • Qytetar shqiptar: 08/10/2019 19:12

    O tempora o mores!

    Përgjigju
    • Dada: 08/10/2019 20:46

      po mire pak turp nuk ka ky flliqesira keta na turpetuan ne bote jo kriminelat

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet