Lojrat Olimpike/ Krasniqi mposht në shtëpi japonezen, medalje e artë për Kosovën në xhudo! Sportisja: E lumtur për familjen dhe vendin

TOKIO- Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë. Sportistja 25-vjeçare mposhti në finale vendesen nga Japonia Funa Tonaki, duke siguruar medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike për Kosovën.

Pas fitores Distria është shprehur se ‘është shumë e lumtur për familjen dhe Kosovën’, ndërsa ‘dardanët’ kanë mundësi për medalje të tjera në Tokio, pasi në ditët në vijim do garojë edhe Majlinda Kelmendi.

1627123481_1627122897distria.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Distria Krasniqi merr medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Rita Ora: Krenare, Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e emocionuar për fitoren e Kosovës në Lojërat Olimpike publikon foton e Distria Krasniqit dhe shprehet tepër krenare.

“Kosova lë gjurmë në “Tokio 2020”, shkruan ajo përmes një Instastory.

 “Nuk mund të isha më krenare”, shkruan ajo në një postim të mëvonshëm.

Ora 13:55
‘Urime më të mirës së botës’, Meta përshëndet fitoren e Distria Krasniqit në Tokio

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me fitoren e Medaljes së Artë të Kosovës në xhudo. Meta ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ndërkohë që ka përgëzuar të gjithë ekipin e Kosovës.

'Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen!'- shkruan Meta.

 

 

Ora 13:22
‘Krenari dhe lumturi e papërshkrueshme’, Osmani e emocionuar pas fitores së Kosovës në Lojërat Olimpike: Distria Nderoi një komb dhe gëzoi çdo zemër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes rreshtave shpreh emocionin dhe krenarin për fitoren e medaljes së artë nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike në Tokio.

Vjosa shkruan se sportistja e ngriti flamurin kosovar në piedestalin më të lartë me suksesin e saj dhe nderoi një komb të tërë, duke gëzuar çdo zemër.

Sipas presidentes Distria dëshmoi sërish se është e pamposhtur dhe se talenti dhe puna triumfojnë gjithmonë.

“Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës. Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo!”, shkruan presidentja në fund të postimit.

Ora 13:08
Kosova shkëlqen në lojërat Olimpike dhe fiton medaljen e artë në Xhudo, Kurti: Faleminderit, na bëni krenar! Me zemër jam në Tokio

“Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh”, shkruan kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pasi xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Ai shkruan se me zemër është në Tokio, pranë sportistëve.

 

Ora 12:59
Xhudistja 25-vjeçare nga Kosova merr medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Rama: Luaneshë, bravo

Me një fotografi të xhudistes 25-vjeçare Distria Krasniqi, Kryeministri Edi Rama e ka uruar atë për fitoren spektakolare dhe medaljen së artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë.

“Luaneshë!”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

“Bravo, Bravo, Bravo, respekt”, shton ai.

Ora 12:48
Kosova mori medaljen e artë në Tokio, Basha: Krenari

1627123853_21895463058377969629589612847893419688729672n.jpg

"Krenari"! Me vetëm një fjalë e ka përshkruar kryetari i PD-së, Lulzim Basha emocionin e fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike nga ana e xhudistes nga Kosova, Distria Krasniqi.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sHQIPTAR 100 KARAT: 24/07/2021 18:17

    BRAVO KOSOVA E MERITONI PLOTESISHT PERGEZIMET E GJITHE SHQITARISE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë