Kosova vend tranzit i drogave

Kosova vend tranzit i drogave
Kosova është kryesisht shtet tranzit për drogat që kanë destinacion Evropën dhe nuk është prodhues narkotikësh, kështu vlerësohet nw Raportin vjetor të publikuar nga Departamenti amerikan i shtetit. Më tej thuhet se policia nuk ka gjetur se në Kosovë rafinohet droga apo ka laborator për prodhimin e tyre, në raportin vjetor përfshihen të gjitha aspektet e tregtisë ndërkombëtare të drogës gjatë vitit 2011.

Ndërsa sfidat për policinë paraqiten në uljen e furnizimeve qw kanë të bëjnë me burimet e kufizuara, rrethi i ngushtë familjar, strukturat klanore, që pengojnë hetimet dhe një mungesë e përgjithshme e prokurorëve qe merren vetëm me krimet narkotike.

Poashtu vlerësohet se Kosova ka bërë përparim në iniciativat kundër substancave narkotike në vitin 2011.Ndërkohë që theksohet se vazhdimi i ndihmës ndërkombëtare dhe një koordinim i Qeverisë së Kosovës, do të çonte përpara objektivat në luftën kundër narkotikëve.

Poashtu thuhet se heroina dhe drogat tjera hyjnë në Kosovë kryesisht përmes Afganistanit, përmes Turqisë dhe Lindjes së Mesme dhe përmes Maqedonisë, ndërsa kokaina dhe marihuana hyjnë përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm

Në Tiranë shfaqet filmi dokumentar për Tomas Venclova, Veliaj: Tirana, shembull i një transformimi rrënjësor! Venclova: Qytet me zhvilim të jashtëzakonshëm