Kosova vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat! Vuçiç: Kanë mbështetjen e fuqive të mëdha! Ta mendojë tre herë para 30 shtatorit

Kosova vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat! Vuçiç: Kanë mbështetjen e fuqive të mëdha! Ta mendojë tre herë para 30 shtatorit

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 85-të të saj, ka marrë vendim për çështjen e makinave me targa serbe, që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Kosovës si dhe për letërnjoftimet.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë që paraqiten për kalim në kufirin shtetëror të Kosovës dhe kanë për qëllim lëvizjen brenda territorit të Kosovës duhet të kenë të vendosur ngjitësin tek pjesa e simboleve. Ky vendim hyn në fuqi nga 1 gusht 2022 dhe vlen deri më 31 tetor 2022.

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka reaguar duke thënë se “ata janë të gatshëm për dialog”.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai aktualisht në Tanjug.

Ata janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania, tha Vuçiç, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës.

”Ata morën dy vendime në institucionet e tyre të përkohshme. Njëri ka të bëjë me ndalimin e kartave të identitetit në hyrje të krahinës, dhe vendimi tjetër është një vendim me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga veriu, për të krijuar një stuhi të re dhe për të bërë fushatë me vite për t’i detyruar serbët të pranojnë targat e tyre”, tha ai.

Ai ka thënë se Prishtina duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe. Megjithatë, ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarr ndonjë aksion ushtarak pas këtij afati në formë ultimatumi.

“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq në një adresim publik.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat