Kosovari i grabitjes në Rinas kërkon ballafaqim me të penduarin: Ja si e njoh familjen Murataj

TIRANE-Kosovari i arrestuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, Ragip Haxhihajdini i njohur edhe me pseudonimin 'Daja' është lënë në burg pa afat nga gjykata, ndërsa ka mohuar akuzat.

Shqiptari nga Kosova u zbulua nga dëshmia e Alkond Bengasit, i penduari që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke sjellë zbërthimin e plotë të grupit kriminal. Por 'Daja' ka mohuar përfshirjen në grabitje dhe ka kërkuar ballafaqim me të penduarin Alkond Bengasi.

"“Skam asnjë lidhje me grabitjen, prej vitesh jetoj në Shqipëri. Familjen Murataj e njoh prej miqësisë që kam me Aleksandër Muratja ndërsa nga të arrestuarit nuk njoh asnjë person. Po të doja të ikja prej një jave kam dëgjuar në lajme pseudonimin tim “dDaja” nga Kosova por skam asgjë për të fshehur”, mësohet se ka thënë ai. Në fund Gjykata për Krime të Rënda vendosi masën e sigurimit personal të arrestit me burg pa afat ndaj 50-vjeçarit Ragip Haxhihajdini.

Deri tani janë arrestuar gjashtë persona për grabitjen. Përpos 'Dajës' nga Kosova Ragip Haxhiajdini, janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë; Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja dyshohet se janë autorë, ndërsa Alkond Bengasi (i penduar i drejtësisë), Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë.

Në kërkim janë; Talo Çela, Klement Çala, Eldi Çala, Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie, Aleks Pepa dhe një tjetër. Ndërkohë që koka e grupit, Admir Murataj nga Tropoja, i arratisur në 2013 nga burgu grek u vra gjatë shkëmbimit me policinë.  

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un