Kosovë, 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, regjistrohen 20 raste të reja infeksioni

Kosovë, 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, regjistrohen 20 raste të reja infeksioni

Foto ilustruese

KOSOVË- 1 viktimë nga COVID-19 është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërsa, nga 1.891 testime, janë regjistruar 20 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 79 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.274.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107,693, ndërkohë që ai i viktimave është 2.254 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 165 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 3.669  qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 144.685 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

Deri më tani 22.906 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp