Kosovë/ 6 raste të dyshuara po mbahen nën vëzhgim

Kosovë/ 6 raste të dyshuara po mbahen nën vëzhgim

Drejtoresha e Infektivit, Lindita Ajazaj-Berisha dhe drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu

Në Kosovë ende nuk ka zyrtarisht persona të raportuar me koronavirus.

Sipas medias kosovare, Drejtoresha e Infektivit, Lindita Ajazaj-Berisha tha se aktualisht janë nën vëzhgim 6 pacientë që po dyshohet se kanë simptomat e ngjashme me koronavirusin.

“Gjendja e përgjithshme e pacientëve është e mirë. Ne çdo ditë do të presim raste sporadike dhe është normale që do të vijnë për të kërkuar ndihmë edhe pse deri tani kanë ardhur me simptoma të lehta. Për momentin nuk ka pacientë që kanë simptoma më të theksuara”, është shprehur Ajazaj-Berisha.

Ndërsa drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha se kanë formuar një komitet multidisplinar në të cilën janë bërë përgatitje që disa klinika janë bërë porta hyrëse me një gatishmëri, si dhe me masa për stafin, ku është rritur më shumë higjiena në përgjithësi.

Personat që dyshohet se janë prekur me koronavirus kanë ardhur nga Zvicra, Anglia dhe Maqedonia e Veriut.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, e ka miratuar Planin e Veprimit për gatishmëri dhe reagim për koronavirusin.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para kabinetit qeveritar e ka shpalosur më në detaje se çfarë parasheh ky plan.

Gjithashtu është bërë e ditur se kostoja finale për koronavirusin është mbi 10 milionë euro.

“Deri në ditën e sotme, në momentin që po flasim, në laboratorin e Mikrobiologjisë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar 62 raste të dyshimta të cilat kanë rezultuar negative. Janë duke u testuar edhe pesë ose gjashtë raste të tjera dhe po presim rezultatet në orët në vazhdim”, ka thënë Vitia.

Vitia ka bërë të ditur se varësisht zhvillimeve në terren, Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me koronavirusin do të mblidhet dhe do të ofrojë rekomandime për qeverinë deri në shpalljen eventuale të gjendjes emergjente.

“Ky plan përfshin aktivitete që kërkojnë mobilizim të resurseve financiare dhe humane dhe kërkojnë veprim, përpos Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe tri niveleve të kujdesit shëndetësor, edhe të institucioneve të tjera mbështetëse si FSK-ja, Policia e Kosovës, ministritë, agjencionet dhe të tjera”, ka theksuar ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë