Kosovë/ 771 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 4,489 raste aktive me COVID

Ambulanca Infektive në Kosovë

Ambulanca Infektive në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 771 raste të reja me koronavirus nga 6,553 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin janë 4,489 raste aktive me COVID.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 3,064 doza vaksine ndërsa 796,031 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,716,223 doza vaksine. 

Sipas raportimeve, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëurar 119 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,651 që prej fillimit të pandemisë. Kosova vijon të ketë shifra të qëndrueshme infektimesh dhe viktimash krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Tabela e Publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?



×

Lajmi i fundit

John

Vritet 30-vjeçari në Kosovë, autori i dyshuar është vëllai i reperit Buta! I drejtoi armën policëve kur i bënë thirrje për të ndaluar