Kosovë/ Albin Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: Po i presim Quint-in dhe KFOR-in! Komandanti i forcave të NATO-s takohet me ambasadorin e BE-së

Kosovë/ Albin Kurti për hapjen e Urës së Ibrit: Po i presim Quint-in dhe KFOR-in! Komandanti i forcave të NATO-s takohet me ambasadorin e BE-së

Albin Kurti ne veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë gati për hapjen e urës së Ibrit, teksa shtoi se janë duke pritur miratimin e Quint-it dhe KFOR-it.

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti para mediave, nga veriu i Mitrovicës

Më tej, ai theksoi se Ura e Ibrit duhet të hapet për automjete, sepse sipas tij liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ishin sot në veri ku vendosën gurthemelin e stacionit të ri të policisë në Leshak, raportojnë mediat kosovare. 

Ndërkohë komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Prishtinë, shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Bëhet e ditur se gjeneralmajor Ulutash dhe ambasadori Orav shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit.

“Komandanti përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe në rajon stabiliteti”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim e KFOR-it.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

FIER/ Ura pa parmakë e Darëzezës, rrezik për aksidente! Banorët të frikësuar: Mund të përfundojmë në kanal! Bashkia: Së shpejti kolona betoni

FIER/ Ura pa parmakë e Darëzezës, rrezik për aksidente! Banorët të frikësuar: Mund të përfundojmë në kanal! Bashkia: Së shpejti kolona betoni