Kosovë/ Arrestohet analisti i 'Vetëvendosjes'
Arrestimi i Rron Gjinovcit dhe Dibran Hoxhës
Janë arrestuar ditën e sotme në Kosovë aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, ky fundit analist i Partisë Vetëvendosje sipas njoftimit nga vetë kjo organizatë.
Në njoftimin e ORCA-së thuhet se aktivistët “u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik”.
“Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.
Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.
Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë.
Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!”, thuhet në njoftimin e organizatës.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
43.8%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Kosovë (FOTOT)
19 Janar, 11:08
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
Osmani delegon një përfaqësi nga kabineti i saj në inaugurimin e Trump
18 Janar, 19:57
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30