Kosovë/ Policia kap automjetin me 10 kilogramë heroinë në Merdarë, me vlerë 200 mijë euro

Kosovë/ Policia kap automjetin me 10 kilogramë heroinë në Merdarë, me vlerë 200 mijë euro

20 pako heroinë

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar 20 pako me heroinë, në një automjet me targa kroate, në Merdarë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se pesha totale e pakove shkonte në 10 kilogramë dhe thuhet se vlen rreth 200 mijë euro.

Po ashtu, bëhet me dije se shoferi i automjetit në të cilin u gjet lënda narkotike është ndaluar, ndërsa në derën e makinës janë gjetur dhe 2500 euro cash.

”Tek një automjet me targa kroate, hetuesit kanë hasur indikacione të dyshuara, dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të kamofluar në gomën rezervë të automjetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë”.

Në derën e bagazhit po ashtu janë gjetura të fshehura para në vlerë 2.500 euro dhe një celular.

ipas provave të gjetura është konstatuar se 20 paketime janë në peshë 10 kilogramë e 60 gramë substancë e dyshuar e llojit heroinë – të cilat tashmë janë sekuestruar, ngjashëm sikurse dhe vetura dhe mjetet e gjetura dhe celulari”,-është shprehur për mediat drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli.

Kjo substancë sipas policisë, nga Kosova kishte destinacion vendet e BE-së.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah