Në kohën kur edhe Kosova po përballet me pandeminë, skena politike vazhdon përplasjet se si duhet vepruar pas mosbesimit të qeverisë së Albin Kurtit.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se “vendi ka nevojë për një qeveri të stabilitetit, unitetit dhe të jetë gjithëpërfshirëse” dhe se për këtë ai do të fillojë konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm për funksionalizimin e institucioneve, deklarim ky që po kundërshtohet ashpër nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili thotë se Presidenti duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve të reja.
Sot Kurti në një letër drejtuar presidentit Thaçi ka shkuar se konsultimet e Presidentit me partitë politike nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Kosovës.
Kryeministri në detyrë pak ditë më parë tha se Kontrata legjitimuese me popullin është ndërprerë dhe duhet të rikthehemi tek votimet.
Kushtetuta e Kosovës parasheh që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”. Por, po ashtu sipas Kushtetutës, “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.3%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 2553
Lajme të tjera
-
Shqipërim Arifi për Report Tv: Shkarkimi im si kryetar i Luginës së Preshevës u bë nga Vuçiç në bashkëpunim me Kurtin
21 Prill, 11:44
-
Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
19 Prill, 12:29
-
Kurti: Lirohen katër efektivët e ndaluar, zv.drejtori i policisë së Kosovës mbahet ende në Serbi
18 Prill, 11:45
-
Hasani takon Thaçin: Shqipëria do të këmbëngulë për proces gjyqësor të hapur e transparent
17 Prill, 11:50
-
Serbia bllokoi për disa orë 300 qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë! Kurti: Po hakmerret për Këshillin e Evropës
17 Prill, 09:37
-
Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë
15 Prill, 18:16
-
'Dinari' Lajçak takon këtë javë kryenegociatorët: Të vijnë mendjehapur e me zgjidhje
15 Prill, 15:12
-
Kurti dhe Osmani dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Rrezik për destabilizim në rajon
14 Prill, 12:28
-
Kosova e Albin Kurtit, jo si një produkt i Perëndimit, por si Republika Islamike e Iranit
12 Prill, 19:35
-
Albin Kurti po bën pis Kosovën kundër Perëndimit, edhe në Maqedoninë e Veriut
11 Prill, 11:36
-
Reportazhi i The Telegraph: A mundet Kosova të jetë 'Ukraina tjetër'? Policia me armë ruan kufirin me Serbinë ndërsa tensionet rriten
10 Prill, 17:34
-
Hasan Bello: Letër e hapur kryeministrit të Kosovës, Shkëlqesis së Tij, z.Albin Kurti
7 Prill, 18:00