Kosovë/ Shkon në 71 numri i të prekurve nga koronavirusi, 8 persona të tjerë pozitivë

Foto ilustruese

KOSOVË- Shkon në 71 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 8 persona të tjerë rezultuan pozitivë ndaj Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total, gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 34 persona.

Më 22 mars, Kosova regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi.

Drejtoresha e klinikës infektive, Lindita Ajazaj-Berisha tha se 28 pacientë gjenden të shtruar në spital dhe se 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjen.

E.D./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e ka menaxhuar në mënyrën e duhur sistemi shëndetësor emergjencën e krijuar nga koronavirusi?

Komento