Kosovë, shpërndahet Parlamenti, vendi drejt zgjedhjeve të parakohëshme

Me 88 vota pro, 1 kundër dhe dy abstenime është miratuar shpërndarja e parlamentit të Kosovës duke e çuar vendin në zgjedhje  të parakohshme.

Tashmë  vendimi i është dërguar Presidentit Hashim Thaçi, i cili do të vendosë për datën e zgjedhjeve.

Kryetari i parlamentit të Kosovës Veseli kërkoi që në fillim të seancës jë votim të menjëhershëm duke mos lejuar debate në sallë.

Subjektet politike kanë shprehur tashmë publikisht qëndrimin për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.

Që nga dorëheqja e Haradinajt, partitë politike kanë nisur një lloj fushate ende të pashpallur zgjedhore. Ndërkohë që janë arritur edhe koalicionet e para parazgjedhore, si dhe kanë nisur bisedimet ndërmjet partive politike për koalicione eventuale para apo pas zgjedhjeve.

Përfundimi i mandatit të qeverive dhe legjislaturave të Kosovës para skadimit të mandatit kushtetues, katër vjeçar, tashmë është bërë “praktikë”, ngase që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, asnjë qeveri nuk arriti ta përmbyllë mandatin kushtetues, çka sjell si rezultat mbajtjen e vazhdueshme të zgjedhjeve të parakohshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 22/08/2019 15:18

    Nese ky parlament u shpernda dhe do mbahen zgjedhjet e parakoheshme,Paraprakisht qe nga sot , sherbimi I Kuvendit te derisotem, sipas evendences,te publikoje mungesae deputetetve tederisotesm,Kush kur dhe sa ka munguar, kush kur dhe me arsye apo paarsye ka munguar nga seancat.Kjo duhet patjeter te publikohet edhe ne emdia qe nga sot sovrani te kete pergatitje,kujt individualisht apo subjektit, t'i ipet besimi.Kjo eshte domosdo,sepse dihet qe kur e kur,ka apsur jo pak seanca qe duhej nderpre punen per shkak te mungeses se forumit, Apo jo rralle propozimet e aprovuara,nuk arriten te votohen mu per munges te forumit,Dihet poashtu,se deputetet para fillimit te seances nenshkruanin prezencen dhe "currik"shkonin jashte ambientit te kuvendit, pa marr pjese afre ne séance.Kryetari I Kuvendi dhe sherbimi actual I Kuvendit keto informacione t'i publikojne ne media dhe votuesi te dije kujt I paska pas dhene "besimin" dhe kush ka shkelur ne "shejtnin" e sovranit'Subjketet te tillet mos t'i kandidojne perseri,sovrani te mesoje kujt nuk duhet mundesuar teshkell mbi b esimin e popullit dhe shtetit.Kjo eshte mallkim per ata shkeles dhe dneshkimi meritor ndaj shkelesve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja

Cili është vlerësimi për qeverinë dhe për opozitën? Sonte në 21:00 në 'Repolitix' sondazhi i muajit prill me sondazhistin Eduard Zaloshnja